E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debat për motive të dobëta, 2 të plagosur në Patos

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim 41-vjeçarin Ilir Dine, i cili ka plagosur me pistoletë dhe mjete të forta dy viktimat. Të plagosurit janë Bledar S. dhe Mariglen N., të dy 31 vjeç, me banim në lagjen "Dukas" të këtij qyteti.

Policia po punon për kapjen e 41 vjeçarit Dine, ndërkohë që sekuestroi në cilësinë e provës materiale në vendngjarje një pistoletë me katër fishekë si dhe një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm.
    
Mësohet se të dëmtuarit, pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë jashtë rrezikut për jetën. /Start/

                                                                                             2011-07-07 14:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›