"TI", rendit Maqedoninë në vendin e 62 për korrupsion

Organizata “Transparency International”, në raportin më të fundit të saj, rendit Maqedoninë në vendin e 62-të, sa i përket pranisë së korrupsionit. Maqedonia sipas kësaj shkalle të korrupsionit radhitet në pozicionin e shteteve ku janë Gana, Somoa, por edhe Kroacia disa vende më poshtë.
Në vendin e parë ku ka shumë pak korrupsion është Danimarka, ndërsa në vendin e fundit është Somalia, si vendi më i korruptuar në botë.