E Shtunë, 31 Tetor 2026

Antimafia, pse dështuan sekuestrimet

ÇOBO
Ndryshimi i ligjit "antimafi
e" ka bllokuar sekuestrot
në Prokurorinë e
Krimeve të Rënda. Në dy raste
fl agrante, megjithëse të arrestuarit
dispononin pasuri të paluajtshme,
hetuesit nuk kanë kërkuar
asnjë masë bllokimi. Shkak është
bërë ndryshimi i një dispozite në
ligj, nga Gjykata e Lartë në vitin
2007. Vendimi unifi kues prek një
pjesë të mirë të proceseve hetimore
që ndodhen në Prokurorinë
e Krimeve të Rënda. Sipas tij,
nëse një person është arrestuar
për trafik droge në vitin 2007,
verifikimi i pasurisë fillon pas
atij momenti. Pra, sekuestrohet
lënda narkotike dhe më pas
kryhen të gjitha verifi kimet e pasurisë.
Prokurorët e interpretojnë
vendimin unifi kues të Gjykatës
së Lartë se ligji "Antimafi e" i miratuar
në vitin 2004 nuk mund
të gjejë zbatim në një procedim
penal të vitit 2000, për shembull.
Para ndryshimeve të Gjykatës së
Lartë, nëse gjatë vitit 2005 ishte
regjistruar një procedim penal,
ndaj personit të hetuar verifi kohej
edhe pasuria e ngritur prej tij
në vitin 2000. Tashmë, sipas këtij
vendimi, një gjë e tillë nuk mund
të ndodhë, pasi ligji nuk ka fuqi
prapavepruese. Gjithsesi, nëse ka
probleme të tilla, është Ministria
e Drejtësisë organi kompetent
për hartimin e një ligji të ri. Por,
edhe në këtë rast, ligji mund të
bëhet për të pandehurit, pasi të
gjitha veprimet për verifi kimin
e pasurisë para miratimit të ligjit
rrëzohen, pasi ai nuk do të ketë
fuqi prapavepruese. Burime nga
Prokuroria e Përgjithshme thanë
se për këtë problem është vënë
në dijeni edhe Ina Rama, e cila ka
analizuar me prokurorët përkatës
ndryshimet e nevojshme.
Operacioni "Kështjella"
Në të paktën dy raste, hetuesit
e Prokurorisë së Krimeve të
Rënda janë stepur të realizojnë në
gjykatë një kërkesë për sekuestro,
megjithëse dispononin prova se
pasuria e të pandehurve mund të
ishte ngritur nga afera kriminale.
Disa muaj më parë, Prokuroria e
Krimeve të Rënda finalizoi një
operacion të suksesshëm, ku u
sekuestruan 40 kilogramë heroinë.
Në pranga përfunduan pesë
persona, dy shqiptarë dhe tre
gjermanë. Policia e Shtetit tha
se pas një hetimi disaditor arriti
të sekuestrojë rreth 80 pako
heroinë të presuar mirë dhe
mbështjellë me izolant. Pakot
përmbanin 40 kg heroinë, e cila
po trafi kohej jashtë vendit nga
pika kufi tare e Kakavijës. Kjo ishte
sasia më e madhe e heroinës së
kapur deri tani në vendin tonë.
Operacioni policor është koduar
"Kështjella", ndërsa u arrit të arrestohen
tre shtetasit gjermanë,
Daniel Englert, Franz Kiacsek, si
edhe Regina Kiacsek. Në prangat
e policisë kanë përfunduar
edhe dhe dy shtetas shqiptarë,
të cilët janë Albert Pëllumbaj,
lindur e banues në Patos, si
edhe Zaim Tafa, lindur e banues
në Fier. Dy shtetasit shqiptarë
janë arrestuar në Fier. Burime
nga Prokuroria e Përgjithshme
thanë se në emër të dy shtetasve
shqiptarë janë regjistruar disa
biznese në Qarkun e Fierit, për të
cilat nuk është bërë asnjë kërkesë
për sekuestro, pasi ndryshimi i
ligjit antimafi e e ndalon një gjë
të tillë. Hetuesit kanë në dorë të
gjitha dokumentet nga Hipoteka
e Fierit dhe presin një përgjigje
nga akuza qendrore.
Operacioni "Oktapodi"
Disa ditë pas operacionit të parë,
Prokuroria e Krimeve të Rënda
ndërmerr një hetim të dytë, duke
sekuestruar tetë kilogramë heroinë
dhe duke prangosur tre persona.
Droga kishte destinacion Greqinë
dhe vinte nga Maqedonia. Në pranga
kanë përfunduar tre persona,
anëtarë të së njëjtës familje. Operacioni
u kodua "Oktapodi". Enver
Gjura, 66 vjeç, lindur dhe banues në
Librazhd, i biri i tij, Ermal Gjura, 22
vjeç dhe nipi Oltion Gjura, 22 vjeç,
janë arrestuar, pasi iu sekuestruan
8 kilogramë lëndë narkotike, e dyshuar
si heroinë. Gjithashtu, atyre
iu sekuestruan pajisje për presim
dhe përzierje e lëndës narkotike.
Pas një hetimi dymujor i Prokurorisë
për Krime të Rënda është
hetuar aktiviteti i këtyre shtetasve
dhe lënda narkotike kishte si destinacion
Greqinë, ndërsa janë
evidentuar edhe të gjitha pronat
e paluajtshme në emër të familjes
Gjura nga Librazhdi. Gjithashtu
janë verifikuar një sërë pronash,
ndërmjet tyre edhe disa biznese
në Librazhd. Megjithëse një dosje
qëndron në zyrat e Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, ende nuk është
bërë një kërkesë në gjykatë, ku
ndryshimi i ligjit antimafi e nuk i ka
lejuar hetuesit të depozitojnë në
gjykatë këto kërkesa. Tashmë në ligj
parashikohet se, nëse të pandehurit
ngrenë pasuri nga qelia, atyre u
sekuestrohet.

Vendimi që pengon Krimet e Rënda për sekuestro

Vendimi i Gjykatës së
Lartë thotë se: "Kolegjet
e Bashkuara vlerësojnë
se masat parandaluese
pasurore të parashikuara
nga ky ligj (ligji antimafi
e), në parim mund
të gjejnë zbatim, pasi
ka filluar një procedim
penal, ashtu edhe pas
përfundimit të tij. Zbatimi
i tyre është i lidhur me
ekzistencën e të dhënave
të mjaftueshme, pra të
dyshimit të arsyeshëm
për kryerjen nga personi i
dyshuar të njërës prej veprave
penale të treguara
në nenin 3 të ligjit Nr.
9284, datë 30.09.2004,
apo edhe me vërtetimin e
fajësisë së tij për kryerjen
e këtyre veprave penale".
Pra, sipas gjykatës, këto
masa zbatohen ndaj pasurisë
së një personi të
dyshuar, i cili, si rregull,
i është nënshtruar apo i
nënshtrohet hetimit a gjykimit
për kryerjen e këtyre
veprave penale. Vendimi
unifikues i Gjykatës së
Lartë, që mban datën
25 janar 2007, ka sjellë
pështjellim në drejtësinë
shqiptare. Sipas tij, kriminelëve
dhe organizatave
kriminale u sekuestrohet
pasuria vetëm pasi ka fi lluar
procedimi penal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›