E Diel, 1 Nëntor 2026

Pendohet kërcënuesi i drejtorit të bankës, kërkon gjykim të shkurtuar

Lulëzim Makishti, i akuzuar nga ana e Prokurorisë së
Krimeve të Rënda, si personi që ka dërguar SMS-të
kërcënuese në drejtim të drejtorit të bankës arabe, Ehab
Saad, kërkon gjykim të shkurtuar. Kërkesa e të pandehurit
është paraqitur disa ditë më parë në Gjykatën e
Krimeve të Rënda, e cila është tërhequr për të shqyrtuar
këtë kërkesë dhe pritet që gjatë seancës së ardhshme
të japë një vendim. Makishti u ndalua disa muaj më parë
nga ana e policisë, pasi ishte i dyshuari kryesor, lidhur me
SMS-të e dërguara ndaj bankierit arab. Me anë të SMS-ve
kërcënuese, ai i kërkonte bankierit Saad shumën prej 85
mijë eurosh dhe se, në rast të kundër, do t‘i merrej peng
e bija. Makishti, me anë të kësaj kërkese, ka pranuar kryerjen
e veprës dhe ka kërkuar nga ana e gjykatës uljen
e 1/3-ës së dënimit përfundimtar. Ngjarja që ka ndodhur
rreth 2 muaj më parë bëri bujë, për faktin se bëhej fjalë
për kërcënimin e një biznesmeni të huaj. Policia në atë
kohë, për ditë e net të tëra mbajti në përgjim intensiv disa
numra celularësh, nga të cilët dyshohej se ishte dërguar
mesazhi gjobëvënës. Makishti e ka pranuar fajin, duke
tentuar kështu të përfi tojë ulje të konsiderueshme nga
dënimi. Gjithsesi duket se gjithçka tashmë është në dorë
të trupit gjykues, i cili do të vendosë nëse do ta marrë në
konsideratë pendimin e të riut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›