Kleriku iranian: Duhet të ekzekutohen demonstruesit
Duket se situata në Iran
është shndërruar në një
ngërç të vërtetë, sidomos
për pushtetarët që kanë nisur nga
kërcënimet. Organi kryesor legjislativ,
Këshilli Gardian, ka bërë të
ditur se nuk ka gjetur parregullsi
të mëdha në procesin e votimeve
presidenciale të zhvilluar në vend
dy javë më parë. Madje, ky proces
i kontestuar ashpër në rrugët e
kryeqytetit Teharan është cilësuar
si "më i shëndetshmi" që nga Revolucioni
i vitit 1979. Megjithatë 10%
e votimeve do të rinumërohen.
Këshilli ka refuzuar një kërkesë
për anulimin e votimeve nga kandidati
përfaqësues i të moderuarve,
Mir Hossein Mousavi, që ka
qenë në krye të protestave masive
mbarëpopullore kundër vjedhjes
së votës. Sipas rezultatit zyrtar të
votimeve, ai është renditur i dyti
pas Ahmadinexhadit në listën e
kandidatëve për postin presidencial.
Ndërkohë, një nga klerikët më
të lartë të vendit, Ahmad Khatami,
gjatë një fjalimi para adhuruesve të
tij në Universitetin e Teheranit bëri
një deklaratë shumë të rëndë në
adresë të protestuesve: "Unë dua
që gjykata të dënojë organizatorët
e protestave rëndë dhe pa treguar
asnjë lloj mëshire për t‘u dhënë të
gjithëve një mësim". Televizioni
shtetëror iranian bëri të ditur që
gjatë përleshjeve janë vrarë edhe
6 përfaqësues të milicisë Bastij
nga protestuesit gjatë ditëve të
trazirave. Për sa u përket civilëve,
sipas medias zyrtare numri i
viktimave është 20. Ndërkohë,
grupi i ministrave të G8-ës, që
është takuar në Itali, bëri të ditur
se dënonte dhunën postzgjedhore
në Iran, ndërkohë që i bëri
thirrje Teheranit që të pranonte
një ofertë negociatash në lidhje
me programin e shumëdiskutuar
bërthamor. "Kriza duhet
që të qetësohet shpejt përmes
dialogut dhe mjeteve paqësore",
thuhet në deklaratën e ministrave
të Jashtëm të G8-ës. Po dje, autoritetet
iraniane kanë akuzuar
Mousavin për përgjegjës të gjakderdhjes,
ndërkohë që ai është
kundërpërgjigjur duke thënë se
fajtorja është qeveria. Mbështetësit
e Mousavit kanë planifi kuar lëshimin
e mijëra balonave me mesazhin
"Neda, do të jesh gjithmonë
në zemrat tona", në kujtim të vajzës
që u vra nga forcat e policisë gjatë
demonstratave të javës që shkoi
në Teheran.
është shndërruar në një
ngërç të vërtetë, sidomos
për pushtetarët që kanë nisur nga
kërcënimet. Organi kryesor legjislativ,
Këshilli Gardian, ka bërë të
ditur se nuk ka gjetur parregullsi
të mëdha në procesin e votimeve
presidenciale të zhvilluar në vend
dy javë më parë. Madje, ky proces
i kontestuar ashpër në rrugët e
kryeqytetit Teharan është cilësuar
si "më i shëndetshmi" që nga Revolucioni
i vitit 1979. Megjithatë 10%
e votimeve do të rinumërohen.
Këshilli ka refuzuar një kërkesë
për anulimin e votimeve nga kandidati
përfaqësues i të moderuarve,
Mir Hossein Mousavi, që ka
qenë në krye të protestave masive
mbarëpopullore kundër vjedhjes
së votës. Sipas rezultatit zyrtar të
votimeve, ai është renditur i dyti
pas Ahmadinexhadit në listën e
kandidatëve për postin presidencial.
Ndërkohë, një nga klerikët më
të lartë të vendit, Ahmad Khatami,
gjatë një fjalimi para adhuruesve të
tij në Universitetin e Teheranit bëri
një deklaratë shumë të rëndë në
adresë të protestuesve: "Unë dua
që gjykata të dënojë organizatorët
e protestave rëndë dhe pa treguar
asnjë lloj mëshire për t‘u dhënë të
gjithëve një mësim". Televizioni
shtetëror iranian bëri të ditur që
gjatë përleshjeve janë vrarë edhe
6 përfaqësues të milicisë Bastij
nga protestuesit gjatë ditëve të
trazirave. Për sa u përket civilëve,
sipas medias zyrtare numri i
viktimave është 20. Ndërkohë,
grupi i ministrave të G8-ës, që
është takuar në Itali, bëri të ditur
se dënonte dhunën postzgjedhore
në Iran, ndërkohë që i bëri
thirrje Teheranit që të pranonte
një ofertë negociatash në lidhje
me programin e shumëdiskutuar
bërthamor. "Kriza duhet
që të qetësohet shpejt përmes
dialogut dhe mjeteve paqësore",
thuhet në deklaratën e ministrave
të Jashtëm të G8-ës. Po dje, autoritetet
iraniane kanë akuzuar
Mousavin për përgjegjës të gjakderdhjes,
ndërkohë që ai është
kundërpërgjigjur duke thënë se
fajtorja është qeveria. Mbështetësit
e Mousavit kanë planifi kuar lëshimin
e mijëra balonave me mesazhin
"Neda, do të jesh gjithmonë
në zemrat tona", në kujtim të vajzës
që u vra nga forcat e policisë gjatë
demonstratave të javës që shkoi
në Teheran.