Antologji-mania?!
13/03/2005 I pashpjegueshëm është fenomeni i krijimit dhe botimit të antologjive të ndryshme poetike. Cili është kriteri përzgjedhës, ku bazohet autori që e përpunon, në cilat vlera? Nga shembujt e vendeve të tjera, shohim që antologjitë shkruhen pas një selektimi, pas një konkursi, pas një jurie e cila ka përvojë në kritikë dhe histori letërsie. Kurse këtu, ndodh fenomeni i asaj të cilës nuk i shpëtojmë dot në çdo fushë të jetës, njohja, dëshirat personale, apo një borxh të cilin ia ka dikujt autori që krijon antologjinë. Letërsia është kjo që është, askush nuk mund ta korrigjojë dhe ta modifikojë. Forma e letërsië ka një zhvillim i cili mund të gjykohet vetëm pasi shkrimtari e ka shkruar. Më tej shikohet në është një imitues i autorëve pararendës, apo një krijues novator që sjell diçka të re me krijimtarinë e tij.
Poezia dhe letërsia duhet të qëndrojë larg politikave të tavolinave dhe tipit të bamirësive me publikime emrash sipas një rrethi të mbyllur aq sa janë gjithmonë të njejtët.
Duke përfituar nga gjurulldia e botimeve vitet e fundit, shumë autorë janë shndrruar në vetkritikë e shitës të librave të tyre, duke i thurur lavde punës së vet, pa menduar se vlera e një libri, e një pune do një distancë si fizike, psikologjike dhe kulture nga ai që e shkruan atë.
Nëse shkrimtari, apo pretendenti për tu bërë shkrimtar, e ka përfunduar librin, ka paguar botuesin – tregtar, ai le të çlodhet më pas, të lërë lexuesin, kritikën, që të përjetojë e shijojë vlerën që ai ka pjellë. Mirëpo, vendi ynë, i ndodhur në një nivel ekonomik të diskutueshëm, nuk ka predispozitën të rrezikojë duke blerë gjithçka shitet në treg. Ky bum botimesh, kërkon një fazë rehabilitimi ekonomik, një infrastrukturë të re botimesh e shpërndarjesh, një kriter përzgjedhës i cili vjen që nga momenti kur vendoset libri për t’u botuar. Megjithatë talenti i shkruesve shkon përtej gjithë parashikimeve, sepse kërkohen tavolinat, të njohurit, shokët, miqtë (unë të kam bërë një nder dikur, ma bëj edhe ti, pse nuk shkruan për librin tim? etj.etj) duke krijuar një mosdëshirë rrënqethëse për të lexuar nga letërsia bashkëkohore shqipe.
Mrekullia e një poeti rishfaqet nëpër kohëra dhe se ngushëllimi emocionues i Gëtes tek “Elegji për lord Bajronin” mbetet si një e vërtetë e përjetshme: “Se kjo tokë i lind prapë, /siç i ka lindur përherë”, kështu do thosha për Lasgushin, për Migjenin, për Fishtën e Naimin, P.Markon, V.Koreshin, A.Tufen, B.Mustafajn, S.Bejkon, E.Hatibin, etj. Është mision i lartë i letërsisë, ndaj duhet zgjedhur forma e përmbajtja më e arrirë e saj. Vlera e prania e njerëzve të talentuar, shenjtërisht të përkushtuar ndaj kultit të përsosmërisë mes të kësaj zallamahie letrare, është një mësim nëse i ndjek dhe i çmon, dhe fat i madh nëse arrin t’i përzgjedhësh nga gjithçka e botuar.