Letërsia brengë, apo dashuri
13/03/2005 Pse shkruaj? Pse lexoj? Çfarë lexoj? –debat mbi problemet më delikate të poezisë dhe moda e antologjive
Si një hije të ndjek mendimi për vendndodhjen e asaj që shkruhet e lexohet sot. Kurrë nuk është tepër të flasësh për problemin e të shkruarit, i cili pasi zgjidh problemin e krijuesit (Pse shkruaj?) shkon në dorë të lexuesit (Pse lexoj?)dhe të kritikës (Çfarë lexoj?) e më tej perceptohet sipas shijes, dëshirës dhe kulturës së gjithësecilit.
E ardhur prej një shkolle estetike e cila megjithë problemet e krijuara nga i famshmi realizëm socialist, letërsia shqipe arriti të krijojë vlera të mirëfillta letrare të cilat po të lexohen vëmendshëm, janë vërtetë një shkollë për krijuesit e rinj. Me fat është ai që ndërton pa shkatërruar, por edhe të ndërtosh pa menduar dhe pa studiuar, pa zhvilluar aftësinë për të shfrytëzuar shtratin ekzistues të letërsisë së traditës, kjo është një fëmijëri letrare. Ka shumë krijues sot, kam dëgjuar edhe dëshmi të një autoreje libri me poezi e cila thotë: nuk kam lexuar asnjë libër të Kadaresë, Agollit?! Ku i ka vlerat një shkarra-poete e tillë? Unë nuk i shkoj dot deri në fund leximit të librit të saj, jo se paragjykoj talentin, por paragjykoj mosnjohjen dhe injorimin e vlerave të letërsisë shqipe.
Ashtu si pasionet që, kur nuk gjejnë shteg të lirë, zvogëlohen duke zmadhuar gjërat e vogla, e që bëhen shkak thashethemesh duke molepsur jetën provinciale, po kështu brenda një kohe të shkurtër mendimet e ngushta rrënjosen tek njerëz të mençur, të ditur e të talentuar. Kështu humbasin njerëz jo të rëndomtë prej natyre, që po të zgjeronin horizontin e tyre mendor, letrar, duke rënë në kontakt me njerëz të ditur do të krahasonin veten dhe njohuritë e tyre. Kështu gjithë poezitë dhe krijimet të duken të bukura kur nuk i krahason dhe nuk i vë në provë me njerëz të cilët kanë njohuri dhe përvojë për to.
Prova më e vështirë, është prova e krijimit, provë mbijetese dhe vazhdueshmërie. Është një mendim që sot, pak njerëz lexojnë poezi dhe më shumë prozë, të cilin e diskutojmë shpesh në ambiente të ndryshme letrare. Kjo ka një arsye për të mos u mbështetur, sepse, po sot, botimet me të shumta janë të poetëve të cilët janë shtuar shumë në numër dhe natyrisht që është një numër lexuesish që i ndjek. Mjafton të hedhësh një vështrim të përgjithshëm në letërsinë e shkruar vitet e fundit, lexohen, dhe po kaq shpejt harrohen emrat e krijuesve të rinj të cilët janë pothuaj të panjohur. Rruga e një libri përfundon ditën e promovimit të tij. Në momentin që ai duhet të ballafaqohet me lexuesin nuk ka më asnjë lloj pigmenti joshës. Libra të botuar, libra të harruar. Është një problem i vertetë dhe i madh për autorët, të cilëve nuk u shiten poezitë. Kjo nuk ka rëndësi fare, shitet apo nuk shitet një libër me poezi, sepse masa me të cilën maten artet nuk është sa fiton me atë që krijon. Poezia nuk i ka sjellë kurrë vetvetes një përfitim ekonomik. Marrim një shembull mitik, Omeri ishte i varfër, i verbër, rronte me lëmoshën e të tjerëve, por poemat e tij mbetën, lexohen, mësohen dhe po kështu mund të thuash per të tjerë shembuj sa të duash. Dante u hyjnizua pas vdekjes, pas viteve dhe shekujve. Alberto Moravia në fillimet e tij vuante për të gjetur botues që ti botonte librat, megjithatë u bë shkrimtar e emri tij ka vendin e vet në yllësinë e artit të të shkruarit. Kurse këtu, nxitojnë 17 –vjeçarët drejt shtëpive botues me 500 mijë lekë në xhep për të provuar magjinë e librit, sikur të ishte një shije e habi seksuale e paprovuar. Poesia, proza, letërsia në përgjithësi është moment i ndërgjegjes morale, një tendencë mistike, një dëshirë e pafund drejt një prezence të brendshme. Të shkruash do të thotë të ndihesh gjallë, të gërmosh në thellësi ku është sedimentuar jeta jonë, të nxjerrësh në sipërfaqe koncentratin e emocioneve, të lodhesh e të stërlodhesh duke lexuar e rilexuar shumë herë atë që ke shkruar, të rendësh për të gjetur fjalën e dëshiruar, asgjë nuk lind rastësisht në letërsi, pasi çdo vepër është rrjedhojë e një impulsi jetësor.
Ka apo nuk ka sot shkrimtarë të mirë, kjo varet nga përkushtimi i tyre për të shkruar, lodhja dhe puna e vazhdueshme. Nuk mjafton të kesh shkruar disa vargje apo ndonjë libër, ashtu si shumë besojnë, sidomos të rinjtë. Konfirmimi i një poeti, i një emri vjen vetëm pas një pune të gjatë të lodhshme e të pandërprerë. Njeriut i duhen vite të vendosë ekuilibrin mbi veten, kush ka mësuar qysh herët të pasurojë shpirtin sa më shumë me hov intelektual e fuqi të brendshme asimiluese, mund të përfshijë në të më pas tërë botën. Ndoshta duket si një batutë banale, por unë mendoj se vetmja gjë që duhet të bëjë një poet, një njeri i cili inspiron për t’u bërë poet i mirëfilltë është që para se të shkruajë, duhet të lexojë, të rilexojë dhe të mos lodhet kurrë duke shpjeguar vetveten dhe krijimet e së kaluarës. Problemi kryesor nuk është afirmimi në rrethet dhe ambientet letrare, por të jesh krijues i zoti. Letërsia është një veprimtari e vështirë, e rrallë, jo të gjithë mund t’ia dalin. Kjo ka lidhje me investimin kulturor që ti mendon dhe bën në vetvete, ka të bëjë me raportet që do të vendosësh me lexuesin, të cilat domosdoshmërisht, duhet të jenë raporte të pëlqyeshme, mbi bazën e një kulture të lartë gjuhësore e letrare. Letërsia, këtu flasim për poezinë, për prozën dhe kritikën nuk është gjithshka, por eshtë e rëndësishme.Një gjë eshtë e saktë, sot, më shumë se kurrë librit i mungon kritika e thellë, shkencore, e civilizuar, e profesionalizuar. Kjo ka qënë një dobësi e cila është e ardhur nga një traditë e hershme; kujtojmë kritikat që bëheshin në varësi të buzëqeshjes, apo nxirrosjes së “atij të madhit”. Shumë gjera kanë ndryshuar duke krijuar një shtrat të ri, të shëndetshëm, prodhimtar dhe cilësor, por kritika akoma nuk po bindet të jetë kritikë. Kështu që duke munguar mendimi profesional, i pavarur, atëherë lind fenomeni i shitjes së fjalës nëpër kioska të fabrikuara për interesa çfarëdo.
E më tej akoma, harrojmë letërsinë tonë duke preferuar të huajt…
Është një fenomen i ri i kohëve të fundit që nuk lexohet shumë letërsi shqipe, aq më tepër poezi shqipe. Preferohen shumë të huajt. Absolutisht dakort jam me këtë, sepse nuk mund të rrish pa lexuar poetë të tillë si Eliot, Pound, Stevens, Garsia Lorka, Rilke, Antonio Machado, Valèry, Yats, Benn, Celan, Kavafis, Dickinson, Auden, Attila, Holan etj. etj., Por njeherësh mirë është të lexohen edhe vargjet e shkruara shqip, sepse kështu do ti shpëtojmë fenomenit të fosilizimit të letërsisë dhe poezisë shqipe.