“Horriada”, ideal pa horra
13/03/2005 “Ka njerëz që nuk lodhen në luftë kundër horrave”, kjo sintezë iu ngjit dje veprës së parë të shkruar nga Gjerak Karaiskaj, ish-drejtorit të Institutit të Monumenteve dhe që është marrë shumë me histori.
“Horriada”, botimet “Lilo”, një tufë skicash me përmbajtje historish plot batuta, që asesi s’të lënë të kuptosh në janë mllef a shkak për të krijuar ironi. Por studiuesi Behar Gjoka, duke ngulur mendimin mbi këtë libër, tha se “aty sendërtohet sarkazma, duke pasqyruar gjendjen e absurdit”. Për autorin, kjo është një përpjekje e hershme, si qëllim i vetvetes për t’ja ngjeshur m’u në fytyrë horrave që prishin rendin njerëzor. Humori sade, i vjen i gatshëm autorit, duke pohuar dhe vetë që ashtu ishte koha, gjithë material që të kërkonte vullnet për ta fiksuar. Por, nga ana tjetër, ka qenë historia ajo që e ka ndihmuar të zhdërvjelltësonte të shkruarit. Duke qenë i mprehtë dhe revoltues i befasishëm brenda vetes, Karaiskaj ka kohë që pret për këtë libër. Jeta qesharake e rregullave komuniste, ashtu sikurse kaosi i kësaj dekade, janë burimet që i ka shfrytëzuar për luftën e tij shkrimore kundër horrave. Nuk dallohet se ku fillon dhe ku ngacmon me realen, pasi Karaiskaj ka shfrytëzuar mjaft dhe personifikimet e gatshme që i frynte ajo kohë, ashtu sikurse e tanishmja. Por kurajo për t’ia prezantuar dje miqve në “Friend’s book house” e ka ballafaquar për herë të parë me portën e letërsisë, përmes këtyre skicave.