Presionet për koalicion të gjerë
13/03/2005 Njohja formale e pavarësisë së Kosovës është sprova më e madhe për bashkësinë ndërkombëtare, e kundërta do të ishte muzgu i qytetërimit perëndimor, sepse me asnjë version tjetër nuk do të ketë qetësim të rajonit.
1. Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i Kryeministrit, disa qarqe ndërkombëtare sërish dolën me opsionin e presionit që Qeveria e Kosovës të formohet nga koalicioni i gjerë partiak. Këtë presion e pati LDK-ja, menjëherë pasi u shpallën rezultatet e zgjedhjeve. Ky presion vazhdoi edhe pas përcaktimit të koalicionit LDK-AAK. Madje, disa gojëkëqinj thonë se në momentin e përcaktimit që mandatar i Qeverisë do të jetë Haradinaj e jo dikush tjetër, që e donin disa qarqe, filloi fushata mediale për Hagën. Mediat franceze dhe greke menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve e vajtuan shoqatën “Ora”, që nuk mori vota të mjaftueshme, duke e quajtur zërin e arsyeshëm nga Kosova, sepse, sipas tyre, është më e pranueshme për serbët. Nëse sërish fillon presioni mbi LDK-në që të bëhet qeveria e koalicionit të gjerë, është një presion joreal, aspak demokratik dhe që nuk ka të bëjë fare me votën e lirë, të cilën po e reklamojnë ata që na ndihmuan në zgjedhje dhe u kujdesën për mbarëvajtjen e tyre. Përndryshe, zgjedhjet nuk kanë kuptim, nëse sërish do të zgjidhet qeveria jo sipas përcaktimit të partisë që e mori shumicën e votave, por sipas presioneve ndërkombëtare. Të përkëdhelurit e vet nga Kosova ndërkombëtarët lë t’i dërgojnë në Urundi-Burundi, apo në ndonjë vatër të krizave, ku nuk caktohen zyrtarët me vota, por me dekrete të ndonjë UNMIK-u a mandate të Kombeve të Bashkuara. Sepse ta imponosh koalicionin, grupin a individin, nuk është në rregull dhe nuk është në frymën e qytetërimit perëndimor. Të shpresojmë se ky presion nuk do të përsëritët kësaj radhe dhe se nuk do të ketë imponime për krizë qeveritare në një vend ku institucionet janë aq të brishta.
2. Shqiptarët e Kosovës ishin shumë kooperativë me bashkësinë ndërkombëtare, duke ia plotësuar çdo kërkesë dhe madje-madje edhe çdo kapriçio edhe personaliteteve të jashtme që vijnë në emër të institucioneve ndërkombëtare. Të vetëdijshëm se qendrat e vendosjes e kanë fjalën kryesore për vendosjen e fatit të Kosovës, duket se deri tash nuk kanë lënë kërkesë të tyre pa plotësuar. Mirëpo, tash ka mbetur në bashkësinë ndërkombëtare që t’i përfillin kërkesat dhe gjakimet e shqiptarëve. Çdo opsion tjetër, përveç pavarësisë, do të ishte fatale për shqiptarët. Njohja formale e pavarësisë së Kosovës është sprova më e madhe për bashkësinë ndërkombëtare, e kundërta do të ishte muzgu i qytetërimit perëndimor, sepse me asnjë version tjetër nuk do të ketë qetësim të rajonit. Duam të besojmë me çdo kusht se forcat ushtarake dhe administrata ndërkombëtare nuk kanë ardhur që t’i pacifizojnë shqiptarët, për ta përgatitur terrenin e një bashkësie monstrum me Serbinë e Malin e Zi. Lojërat e tilla janë tepër të rrezikshme dhe do ta zhvlerësonin ndërhyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë. Njëkohësisht askush nuk do t’u garantonte paqeruajtësve të NATO-s që Serbia nuk do t’ia fillojë një lufte të re. Dhe sërish i duhet NATO-s që të ndërhyjë kundër Serbisë. Deri tash nuk u ndëshkua për luftërat e shkatërrimet që i bëri në gjithë hapësirën e ish-Jugosllavisë. Urat që ia rrënuan aeroplanët e NATO-s është duke i ndërtuar Bashkësia Evropiane. Infrastrukturën po ashtu po ia përmirësojnë. Duket sikur janë penduar që e bombarduan. Në vend se t’i merret edhe Vojvodina, disa qarqe po përpiqen që t’ia servojnë edhe Kosovën.
3. Qarqet zyrtare të Tiranës duket se asnjëherë nuk e kanë marrë seriozisht çështjen e Kosovës. Në shumë aspekte, ata nuk e marrin seriozisht as çështjen e Shqipërisë. Për disa qarqe zyrtare të atjeshme, duket se nuk ka asgjë të shenjtë, çdo gjë është për pazare, edhe atdheu, edhe dinjiteti kombëtar. Mirëpo, do të ishte mirë që, nëse nuk kanë mundësi apo nuk duan ta ndihmojnë Kosovës, të paktën mos të bëjnë pazare në kurriz të territoreve të shqiptarëve në Kosovë. Nuk është toka e tyre, as shteti i tyre, prandaj pazarllëqet me Drashkoviqin apo ndonjë viç tjetër të mos i bëjnë, sepse vetëm telashe na shkaktojnë. Me nënshkrimin nga Tirana, natyrisht se Drashkoviqi nuk do ta marrë Kosovën kurrë, mirëpo është e habitshme gatishmëria e atyre qarqeve që e vazhdojnë traditën e shitjes së territoreve shqiptare dhe që e kanë aq të theksuar kompleksin ndaj serbit.