Natasha Lako: Si vazhëz në një kalë pa fre
13/03/2005 “Lëkura e ujit” është vëllimi poetik i Natasha Lakos, botimet “Toena”, me poezi të zgjedhura, ku përfshihet dhe cikli i krijimeve të reja me mbi 40 poezi; kronologjia e poetes lirike
Natasha Lako është e pranishme më se tridhjetë vjet pa ndërprerje në rrjedhat e poezisë shqipe. Të jesh i pranishëm një kohë kaq të gjatë në rrjedhat e një letërsie, madje, në një konkurrencë të fortë, çfarë është ajo e poezisë shqipe dhe jo vetëm në kohën kur hierarkitë letrare diktoheshin nga kritika e ideologjizuar zyrtare, por edhe në periudhën pas ndryshimeve të mëdha politike të viteve ’90, do të thotë të posedosh vlera të padyshimta artistike.
***
Natasha Lako është krijuese me botë të pasur shpirtërore, e cila regjistron në vargje, në mënyrë pothuajse sistematike, përjetimet e veta individuale, të cilat në poezinë e saj shfaqen të ndërlidhura ngushtë me fenomenet e përgjithshme që ndodhin në natyrë dhe në shoqëri.
Duke shkruar për poezinë e Natasha Lakos, dikur (1987), kam vërejtur se bota poetike e kësaj poeteje është e pasur me motive, ndjenja, ide e reagime emocionale, që artikulohen në vargje pothuajse gjithmonë në mënyrë të qartë e konkrete, nëpërmjet një uni të zhdërvjellët lirik. Atëbotë, Natasha ishte ende e re, pothuajse në gjysmë të rrugës së saj krijuese, kurse letërsia dhe kultura shqiptare krijoheshin në rrethana të tjera nga këto të sotmet - në kushtet e trysnisë ideologjike dhe të estetikës normative të realizmit socialist.
Sot, gati dy dekada më vonë, krijimtaria letrare e Lakos është pasuruar me vlera e veçori të reja artistike, por, duke ruajtur karakterin e saj në thelb lirik, përpiqet t’u përgjigjet kërkesave të kohës - të shfaqë unin e saj në raport me rrethana të reja shoqërore e historike, në të cilat është gjendur shoqëria shqiptare në periudhën postkomuniste.
Nëse në dy-tre përmbledhjet e para, “Marsi brenda nesh”, “E para fjalë e botës” dhe “Yllësia e fjalëve”, të botuar në vitet ’70-’80, bota e interesimeve të saj tematike ishte relativisht e ngushtë dhe sillej kryesisht brenda kuadrit: vendlindja, dashuria, jeta e re, që ishin motivet më frekuente të krijimtarisë së saj të asaj kohe, në poezinë e mëvonshme, veçanërisht në atë të krijuar në prag dhe pas rënies së sistemit totalitar (“Natyrë e qetë”, “Thesi me pëllumba” dhe “Këmbë e duar”, kjo botë do të vijë duke u bërë më e gjerë e më komplekse, në atë mënyrë që, krahas anëve të mira, reflekton gjithnjë e më shumë dhe anët negative të jetës.
Bie në sy gjithashtu edhe përpjekja këmbëngulëse, herë-herë gati e sforcuar e autores, për të depërtuar në thellësinë e shpirtit dhe në fshehtësitë e botës, që e bën poezinë e saj jo rrallë, ndonëse më pak se atë të disa poetëve të tjerë bashkëkohorë, poezi të ndërdijes dhe të destruktivitetit njerëzor.
***
Me këtë libër Natasha Lako del para lexuesve me krijimet e veta më të mira poetike, të cilat kanë arritur t’i qëndrojnë provës së kohës dhe t’i flasin edhe lexuesit të sotëm. Ky libër është konfiguruar me poezi të zgjedhura nga të gjitha vëllimet e botuara deri më sot të poetes (natyrisht jo në mënyrë të barabartë); “Marsi brenda nesh”, “E para e fjalë e botës”, “Yllësia e fjalëve”, “Natyrë e qetë”, “Thesi me pëllumba” dhe “Këmbë e duar”, plus vjershat e vëllimit ende të pabotuar si libër më vete, të quajtura nga autorja “Lëkura e ujit”. Radhitja e poezive, bërë sipas kriterit kronologjik, domethënë, sipas kohës së botimit të përmbledhjeve, metodë kjo që mundëson njohjen e rrugës së zhvillimit të kësaj poezie përgjatë viteve. Në qoftë se në këtë vëllim lexuesi do të gjejë krijimet më të mira e më me vlerë të poeteshës së njohur N.Lako, pra ato që i kanë rezistuar provës së kohës, kjo do të thotë se, krahas kriterit kronologjik, në të është përfillur edhe kriteri qenësor i krijimtarisë letrare, kriteri artistik.
Agim Vinca
Gjithësia e quajtur grua
Robert Elsie, në veprën “Historia e letërsisë shqipe”, duke folur për poezinë e Natasha Lakos, thotë se ajo nuk është vetëm poete grua, por edhe poete e gruas. Gruaja është pa dyshim një nga temat qendrore të lirikës së Lakos. Për më tepër, ajo është një shenjë dalluese e poezisë së saj; një mit. Njëra nga përmbledhjet e saj titullohet “E para fjalë e botës”. Fjala e parë që shqipton fëmija në jetë, posa nisë të flasë, është fjala nënë. Kështu disi thuhet në vjershën hyrëse të këtij libri. Në një vjershë tjetër, që mban titullin “E para”, artikulohet ideja se gruaja është ajo që i ndien e para të gjitha në këtë botë; ardhjen e pranverës, rënien e gjethit të vjeshtës, thinjën në flokë, shkrirjen e dëborës, vajin e foshnjës, lindjen e dashurisë, sikundër dhe fikjen e saj. Në frymën e traditës më të mirë të poezisë shqipe (naimiane-çajupiane-lasgushiane), gruaja në vizionin e kësaj poeteshe është sinonim i bukurisë, i mirësisë, i dashurisë dhe harmonisë.
Gruaja për të cilën shkruan Lako, nuk është vetëm gruaja amvisë, por edhe gruaja intelektuale, krijuese artiste.
Një “artiste” e tillë është heroina e poezisë “Erë borziloku” ose rrëfimi për atë që më tregoi përrallën e parë, që është ndër krijimet e veçanta e më të realizuara poetike të Natasha Lakos. Ky është krijimi më i gjatë poetik i përfshirë në këtë përmbledhje, mbase i tërë opusit krijues të gjatësisë (rreth 130 vargje), por edhe duke u nisur nga përbërësit e tij ideomatikë e kompozicionalë, se ka strukturën e një poemthi lirik.
Duke folur për strukturën e poezisë lirike, teoricieni i njohur gjerman, Kajzer, thotë se lirikës i përgjigjet stili i evokimit. Mbi këtë parim mbështetet, me a pavetëdije, edhe kjo vepërz e bukur poetike, e cila i dedikohet personit, që folësit të saj ia ka rrëfyer përrallën e parë në jetë.