E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Banda e Durresit", nuk ndryshohet trupi gjykues

Tirane - "Banda e Durresit" nuk do te kete nje tjeter trup gjykues, pavaresisht kerkeses se bere nga i pandehuri Indrit Dokle, seancen e kaluar. Gjykata e Krimeve te Renda rrezoi dje pretendimet per ndryshim te trupit gjykues, pasi procesi gjyqesor nuk ka filluar ende. E njejta kerkese ishte bere edhe nga i pandehuri tjeter i grupit, Kujtim Buna. Dje eshte vendosur qe trupi gjykues, i kryesuar nga Gurali Brahimllari te mos ndryshoje, ndersa kerkesa eshte shqyrtuar nga gjyqtari Sander Simoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›