E Diel, 1 Nëntor 2026

Antraks në Shkrel, banorët i nënshtrohen analizave

Një viç i një familjeje fermere është diagnostikuar me mikrobin e rrezikshëm

MALËSI E MADHE- Shfaqja e një rasti me antraks në rrethin e Malësisë së Madhe, ka bërë që banesa e fermerit në bagëtinë e së cilit u identifikua mikrobi, por dhe gjithë zona përreth, t’i nështrohet një dizinfektimi të plotë, ndërsa familjarët i janë nështruar analizave dhe ekzaminimeve përkatëse. Njëri prej viçave të fermerit N. B. në fshatin Lohe të komunës së Shkrelit ka shfaqur shenjat e sëmundejs së plasjes , ose siç njihet ndryshe e antraksit . Ka qenë vetë fermeri që ka dalluar këto shenja dhe ka lajmëruar veterinerin e komunës. Pasi është vërtetuar se viçi kishte pikërisht këtë sëmundje, është vënë në dijeni drejtoria e shëndetit publik dhe ajo e bujqësisë dhe ushqimit. Sipas veterinerit Sabri Mehmeti , shenjat ishin të qarta dhe është bërë groposja e bagëtisë dhe dezinfektimi i gjithë territorit përreth. Përveç kësaj , është bërë vaksinimi i bagëtive të tjera dhe janë marrë analiza të tyre, që kanë rezultuar se nuk kanë mikrobin e rrezikshëm dhe për njerëzit që e prekin ose konsumojnë mishin e produktet e tjera të kafshës së infektuar. Ndonëse një rast i shkëputur dhe që ka dy vjet që nuk ndeshet në këtë fshat, janë marrë masa për të mos lejuar përhapjen e mikrobit ngjitës dhe për të bërë analizat e personave që kanë patur kontakt me kafshën e sëmurë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›