Anulohen rezultatet e Green Card për vitin 2012

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 21:51
Rezultatet e lotarisë së Green Card për vitin 2012 do të anulohen, ndërsa lotaria do të përsëritet për shkak të një gabimi kompjuterik, ka njoftuar administrata e presidentit të SHBA-ve Barak Obama.
Lajmi është bërë publik megjithëse tashmë mijëra persona e kanë marrë informatën se kanë fituar nga programi special i vizave për SHBA-të, ka raportuar Radio Kombëtare amerikane, NPR.
Për lotarinë e vitit 2012 kanë aplikuar 15 milionë njerëz nga e gjithë bota me shpresën se do të jenë një nga 50 mijë fituesit e mundshëm.
Rezultatet e tërheqjes së re, sipas njoftimit të Departamentit të Shtetit, do të bëhen të ditura kah mesi i korrikut.