AKB-ja punëson 80 persona në Mitrovicë
Bursa e Punësimit e organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka punësuar 80 persona të premten në Mitrovicë, ndërkohë që 50 biznese vendore do të përkujdesen për sigurimin e këtyre vendeve për të punësuarit.
Nenad Rashiq, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se secili vend i punës është kontribut i madh i zhvillimit të vendit, dhe premtoi ndihmë të madhe për qytetin e Mitrovicës.
“Qyteti i Mitrovicës do të ketë mbështetjen e Ministrisë tonë edhe për projektet tjera, të cilat do të gjenerojnë vende të reja të punës”, tha mes tjerash Rashiq.
Berza e Punësimit 2011 është vlerësuar lartë edhe nga kryetari i Mitrovicës, Avni Kastrati.
“Kjo berzë është rast i veçantë për angazhimin e kuadrove profesionale për bizneset dhe punëkërkuesve, të cilët kanë arritur të gjejnë punë”, tha Kastrati.
Ndryshe, zyrtarë të AKB-së, potencuan se numri i punëkërkuesve gjatë këtij viti ka qenë dukshëm më i madh në krahasim me bursat e kaluara.