Barcelona pas Santosit

Nga Express më 13 maj 2011 në ora 17:17
Barcelona synon të përforcon mbrojtjen me transferimin e Andre Santos nga Fenerbahce. Sipas të përditshmes turke Fanatik, kampioni i La Ligas është duke përcjell mbrojtësin e majtë brazilian i cili ka shkëlqyer me paraqitjet e tij këtë sezon për klubin nga Stambolli dhe do të dërgojnë skaut për ta shikuar në ndeshjen kundër Ankaragucu të dielën. Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola synon të sjell mbulesë për krahun e majtë të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm. Santos iu bashkua Fenerbahces më 2009 nga Corinthians.