E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anulohen udhëtimet, problem dhe energjia

05/02/2009  Vlorë, për shkak të stuhisë së fortë

VLORE- Era e fortë e të martës mbrëmje në qytetin e Vlorës ka shkaktuar një sërë problemesh si në trafikun detar, por edhe në energjinë elektrike. Dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi me marrjen e informacionit për stuhinë që po afrohej është dashur të anulojnë udhëtimet e tyre për shkak të shpejtësisë së erës dhe dallgëve të mëdha duke bërë që rreth 100 pasagjerë ta shtynin udhëtimin e tyre. Sipas burimeve të kapitanerisë së Vlorës, rreth orës 17:30 shpejtësia e erës u rrit deri në 35 dhe më pas 40 km në sek, ndërkohë që deti në gji shkoi në 5 deri në 6 ballë ndërsa në det të hapur 7 deri në 8 ballë. Kjo situatë ka bërë që pasagjerët të shtynin për ditën e djeshme udhëtimin e tyre në mënyrë normale, pasi deti është qetësuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Era e fortë ka shkaktuar jo pak probleme dhe në qytet, ku ka dëmtuar tabela të shumta reklamash, por më problematikja ka qenë dëmtimi i rrjetit energjetik. Ka qenë ora 20:40 kur 3 lagje të qytetit, të cilat ndodhen në zonën e skelës janë përfshirë nga terri për shkak të ikjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve nga ndërmarrja elektrike, shkak për këtë problem ka qenë një defekt në linjën e furnizimit për këto zona. Janë dashur më shumë se 16 orë që defekti të riparohej dhe të rikthehej energjia. Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar një sërë problemesh te bizneset e zonës, sidomos në për radarët detarë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›