Anulohet dueli Krasniqi-Dimitrenko

Dueli për titullin e kampionitë të Evropës dhe atë WBO Intercontinental në kategorinë e e rëndë në mes të Luan Krasniqit dhe Aleksander Dimitrenko është anuluar. Përballja e paraparë që të zhvillohet më 8 mars nuk do të zhvillohet pasi ukrainasi nuk ka pranuar që të boksojë kundër boksierit shqiptar. Lajmin e ka bërë të ditur të mërkurën "Universum Boxing" kompania që menaxhon karrierën e të dy boksierëve. Dueli vlerësohej si shansi i fundit i Luan Krasniqit për të siguruar edhe një duel për titullin e kampionit të botës. Nuk është bërë akoma e ditur nëse Krasniqi do të ngjitet në ring më 8 mars apo në ndonjë datë tjetër përballë ndonjë kundërshtari tjetër. Për 36-vjecarin Krasniqi që ka një bilanc prej 30 fitoresh, 3 humbjesh e një barazimi në ringun profesionist përballja e radhës duhet të jetë kundër një boksieri të renditur në njërën nga pesë pozitat e para në versionin WBO në mënyrë që të fitojë rastin që për herë të tretë të sfidojë titullin e kampionit të botës.