Altin Lala, shaka braziliane në Tenerife

Bledar Kuka
Altin Lala nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shakatë, jo vetëm në Hanover, por edhe kur ndodhen "në mërgim" në Spanjë. Hanover 96 është për fazë përgatitore në Tenerife dhe Lala bashkë me shokët e tij mezi pritën përfundimin e stërvitjes për t'i punuar një rreng shokut të ri të skuadrës, Mile Gorgas. Gazeta tabloide "Bild" shkruajti dje se ish-kapiteni hanoveran dhe të tjerë "të kuq" i hodhën Gorgasit qumësht pluhur dhe "asortimente" të tjera në fytyrë dhe veshje. Sipas "Bildit" kjo është një shaka e lindur në Brazil dhe Vinicius është "fajtori" që kjo shaka erdhi tek Hanoveri. Kapllanit i marrin bluzën Por vetëm për një ndeshje. Lojtari që shikoni në foto është Xhoshua Kenedi, ish-lojtar i Nyrnbergut i marrë nga Karlsruhe dhe ka veshur bluzën me numrin 9 të Mondit (duket emri Kapllani). Kenedi luajti në Turqi, në miqësoren ndaj Vehenit (3-1), por meqë transferimi ishte i rrufeshëm, KSC nuk gjeti dot bluzë për të. Me apo pa bluzën e Kapllanit, Kenedi është, sidoqoftë, një kërcënim për sulmuesin shqiptar në luftën për formacionin.