Anulohet takimi

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se, edhe pse përfaqësuesit e KFOR-it kanë qenë prezentë sot rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm në Zveqan, ata nuk kanë dashur të marrin pjesë në këtë takim për shkak të mos marrëveshjeve që në fillim të këtij takimi me përfaqësuesit serbë rreth temës së diskutimit.
Sipas këtyre burimeve, përfaqësuesit serbë nuk kanë pranuar fare të diskutojnë rreth lëvizjes së pjesëtarëve të EULEX-it dhe automjeteve të tyre në veri, për shkak të, siç thuhet, qëndrimit të njëanshëm të këtij misioni, por vetëm rreth modaliteteve, mënyrës dhe orarit të lëvizjes së KFOR-it nëpër rrugët e veriut.
“Liria e lëvizjes vlen për të gjithë, duke përfshirë KFOR-in dhe EULEX-in, dhe kjo duhet të bëhet pa asnjë kushtëzim”, citojnë burimet të ketë thënë përfaqësuesi i KFOR-it. /Kosovapress/