E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompany, dy javë jashtë fushës

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme pas dëmtimit në pulpë në humbjen nga Sporting Lisbona në Europa League të enjten, ka njoftuar lideri i Premierligës.

Mbrojtësi belg u dëmtua në pjesën e parë të takimit që City e humbi me rezultat minimal 1-0. City ka bërë të ditur se Kompany do të mungojë në ballafaqimin me Swansean në Premierligë të dielën, ndeshjen e kthimit me Sportingun dhe takimin me Chelsean më 21 mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›