E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia nuk është favorite në Euro 2012

Selektori i Republikës së Irlandës, Giovanni Trapattoni, është skeptik rreth shanseve të Italisë për të triumfuar në Euro 2012.

Cesare Prandelli ka ringjallur Azzurrët pas debaklit në Kampionatin botëror 2010, por Trapattoni nuk mendon se ata janë në mesin e favoritëve për të fituar Evropianin në Poloni dhe Ukrainë.

“Italia ka skuadër të mirë. Por, mendoj se Spanja, Gjermania, Holanda dhe Anglia janë në shkallë më të lartë se Italia”, deklaroi Trapattoni për të përditshmen sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›