E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhaku, sërish president i Çiklizmit me 100% të votave

Skënder Anxhaku rizgjidhet për një mandat të dytë si president i Federatës Shqiptare të Çiklizmit. Dhe, një gjë të tillë e ka bërë në mënyrën më bindëse, pasi ka fituar 100% të votave të mundshme. Federata e Çiklizmit ka zhvilluar dje paradite Asamblenë e saj Zgjedhore, e cila ndryshe nga Asambleja e Mundjes dhe ajo e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, u zhvillua normalisht, duke treguar një shembull për federatat e tjera dhe për vetë Komitetin Olimpik. Pas paraqitjes së raportit teknik dhe financiar të aktiviteteve të bëra deri tani nga kjo federatë, u kalua në diskutime dhe më pas në votimin për president. Numërimi i votave të hedhura në kuti nxori fitues ish-presidentin Anxhaku, në favor të të cilit shkuan të 12 votat e drejtuesve të 12 klubeve të pranishme në këtë asamble. Në këtë mënyrë, ai ka përfituar edhe mandatin e dytë për të udhëhequr këtë federatë. Të pranishëm në Asamble kanë qenë edhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sportive (MTKRS), të cilët kanë ndjekur procesin zgjedhor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›