Trusti i lulenaftes
Tashmë është zyrtare dhe titulli i këtij opinioni (një variant më pak cinik) mund të shërbejë fare mirë si referencë në komunikimin mes agjencive publike të këtij vendi, që kanë për detyrë të kontrollojnë tregun dhe klimën e biznesit. Autoriteti i Konkurrencës pas hetimit përkatës ka pranuar ekzistencën e kartelit shqiptar të karburanteve. Sipas raportit të dalë nga hetimi, që është tashmë qëndrim zyrtar i këtij institucioni, konkurrenca në tregun e karburanteve është e kufizuar si rezultat i marrëveshjes mes kompanive me pozitë dominuese në tregun e shumicës, e kombinuar kjo me integrimin vertikal që nënkupton se kompani të caktuara kontrollojnë të gjithë zinxhirin e tregut, nga importi deri te pika e karburantit.
Raporti është ende konfidencial dhe përpara se të bëhet përfundimisht publik, do të merret dhe opinioni i subjekteve të përfshira në treg. Megjithatë, konkluzioni i publikuar flet qartë dhe mjafton të bëhen disa llogari të thjeshta për të kuptuar se sa dëme i ka shkaktuar dhe po i shkakton trusti i lulenaftës ekonomisë sonë të brishtë. Në një opinion të para disa ditëve kam llogaritur, duke marrë në konsideratë çdo taksë, që kostoja për një litër naftë D2 është 77 lekë. Kjo llogari bazohej në çmimin e atëhershëm të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare, që ishte 44 dollarë për fuçi. Sot, ky çmim ka rënë akoma dhe është 40.5 dollarë për fuçi. Gjithsesi, pa përfshirë rënien e fundit të çmimeve të naftës bruto, diferenca mes çmimit aktual abuziv të naftës D2 dhe një çmimi të arsyeshëm që garanton marzh fitimi 22% për tregtarët është 20-25 lekë të reja për litër.
Dhe kjo situatë qëndron e pandryshuar që nga gushti i këtij viti, kur çmimet e karburanteve filluan të binin me një pikiatë të pandalshme. Tregu total vjetor i karburanteve vitin e kaluar ishte rreth 900 milionë dollarë dhe vetëm importet, sipas të dhënave nga doganat shqiptare, ishin rreth 650 milionë dollarë. Sikur të supozojmë një rritje normale prej 10% në vit, tregu i vitit 2008 do të jetë afërsisht 1 miliard dollarë. Me këto supozime dhe duke bërë disa llogari mjaft të thjeshta, i bie që situata anormale e gusht-dhjetorit t‘u ketë kushtuar konsumatorëve dhe ekonomisë tonë rreth 60 milionë dollarë kosto abuzimi. Është e vështirë ta thuash se kush ka përfituar nga kjo tortë e madhe, por me siguri trusti i lulenaftës ka marrë pjesën e luanit.
***
Përfaqësuesit e kompanive të karburanteve nuk kanë ngurruar të dalin me kundërargumente të ndryshme në përgjigje të presionit të mediatizuar, me të cilin po përballen vazhdimisht kohët e fundit. Sado të ndryshme në formë, këto kundërargumente mbeten të njëjta në përmbajtje dhe mjaft të pakta. Mjafton një analizë e thjeshtë që ato të rrëzohen me lehtësi. Le të shohim oshilacionin e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare. Përfaqësuesit e tregut ankohen me faktin që oshilacionet e çmimit çorientojnë planifikimet e tyre dhe rrjedhimisht çorodisin tregun.
Ky fakt mund të shërbente si kundërargument vetëm sikur memoria jonë individuale apo kolektive të ishte më e shkurtër se një vit. Oshilacioni nuk mund të ketë vetëm një kah dhe besoj të gjithë e mbajnë mend mirë sesi kompanitë e karburanteve e reflektuan brenda ditës rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. E kundërta nuk ndodhi dhe rrjedhimisht i bie që ose kanë abuzuar atëherë, ose po abuzojnë tani, ose, ashtu siç ndodhi dhe po ndodh realisht, kanë abuzuar edhe atëherë, duke i rritur çmimet dhe duke përfituar nga marzhet jashtëzakonisht të larta me të cilat kanë shitur rezervat e atëhershme dhe po abuzojnë edhe tani.
Pra, oshilacionet e çmimit jo vetëm që nuk i dëmtojnë aspak kompanitë e tregut tonë të karburanteve, duke i "çorientuar planifikimet", por, përkundrazi, i japin një terren të mjegullt e mjaft të favorshëm për të abuzuar me çmimet. Meqenëse nafta është një mall burse, çmimi i së cilës përcaktohet nga kërkesa dhe oferta në tregjet ndërkombëtare, mund të bëhet një paralele, sado që e largët, me valutat si subjekt i bursës. Imagjinoni sikur tregtarët e valutave, kambistët, në një kohë që, për shembull dollari amerikan bie në tregjet ndërkombëtare financiare, ta mbanin kuotën e këmbimit më lart se tregu ndërkombëtar. Një gjë e tillë nuk ndodh për motivin e thjeshtë se ky treg ka konkurrencë të plotë dhe nuk ka barriera të larta për të hyrë në të. Tregtarët e valutave e reflektojnë jo me ditë, por me minuta ndryshimin e kurseve të këmbimit në tregjet ndërkombëtare. Kuptohet që krahasimi i naftës me valutat mbetet një paralele e largët meqenëse karburanti është shumë më pak likuid se valuta dhe e reflekton më ngadalë ndryshimin.
Gjithsesi, jo kaq ngadalë e në mënyrë kaq abuzive sa ç‘ndodh në tregun tonë. Nuk është e rastit që banorët e zonave kufitare që ndodhen afër me Kosovën apo Maqedoninë kalojnë kufirin për të furnizuar makinat me karburant, sepse çmimi është 20-25 lekë të reja më i lirë. Pse atëherë në Kosovë dhe Maqedoni tregu e reflekton uljen më shpejt? Me të vërtetë atje taksat mund të jenë më të ulëta, por vështirë që kjo diferencë kaq e ndjeshme të shpjegohet vetëm me taksat më të ulëta. Për të mos përmendur pastaj rastet e vendeve me ekonomi të zhvilluar tregu, ku çmimi me pakicë i karburanteve ndjek me përpikëri të plotë luhatjet në bursë (rast tipik ai i SHBA-ve).
Një tjetër kundërargument i përfaqësuesve të kompanive të karburanteve i përdorur për të justifikuar çmimet abuzive është ekzistenca e disa operatorëve në tregun me shumicë, që kanë depozita bregdetare të naftës e rrjedhimisht fuqi për të ndikuar tregun. Ky kundërargument vështirë të qëndrojë edhe sikur të zhvishet nga konteksti i situatës. Karburanti është një mall aq kompleks dhe fitimprurës (ari i zi), sa bën që 12 shtetet e OPEC-ut, të shtrira në tre kontinente, të merren vesh për bukuri për të caktuar kuotat dhe çmimet, pavarësisht se përballen me presione të mëdha ndërkombëtare. Atëherë pse qenka ekzistenca e disa tregtarëve në Shqipëri një garanci për konkurrencë, aq më tepër që ata nuk përballen as me ndonjë presion të madh? Marrëveshja për trust lulenafte në treg nuk mund të jetë marrëveshje noteriale e nënshkruar me pompozitet para mediave.
Ajo është një marrëveshje e heshtur, e diktuar edhe nga kushtet e tregut, nga pozita e secilit operator në treg, përqindja e tregut që zotëron dhe mundësia për të ndikuar çmimin. Për më tepër, ne kemi një histori të hidhur me monopolet dhe kartelet në treg. Tregu ynë është aq i pastabilizuar dhe aq pak konkurrencial, sa këtu flitet edhe për kartele të bananes, lulelakrës e të barit të thatë. Së fundmi, ne kemi përpara "ujkun", kemi çmimet e shpallura në tabelat e mëdha të pikave të karburantit dhe koston e produktit. Nuk është aspak e nevojshme të kërkojmë "gjurmët" e të hetojmë për të gjetur shenja të marrëveshjes së kartelit në treg. Situata flet vetë më qartë se kushdo.
***
Në një ekonomi tregu, detyra kryesore e shtetit për sa i përket ekonomisë është përcaktimi i rregullave të qarta të lojës dhe garantimi i konkurrencës. Në përgjithësi, sa më të djathta të jenë në koncept qeveritë, aq më fort i luftojnë monopolet dhe kartelet duke e zhveshur edhe shtetin nga ato që të majtët i quajnë monopole natyrale. Jo rastësisht ligjet më të ashpra antitrust funksionojnë në SHBA, atje ku edhe kompani lider në botë si "Microsoft", të cilat avantazhin konkurrues e arrijnë vetëm përmes shpikjeve teknologjike, detyrohen të ndahen për të mos i rënë ndesh ligjit antitrust dhe për të garantuar konkurrencën në treg.
Në një ekonomi primitive të tregut si kjo e jona, është detyrë akoma më e madhe e shtetit të luftojë me të gjitha mënyrat monopolet dhe kartelet në treg. Ligji nr. 9121 "Për Mbrojtjen e Konkurrencës", jo vetëm i jep instrumente Autoritetit të Konkurrencës (në bashkëpunim me agjencitë e tjera publike) të marrë masa për garantimin e konkurrencës, por i jep dhe një mundësi tjetër, t‘u rikthejë shqiptarëve atë që u merret në formë abuzive nga çmimet e larta të monopoleve dhe karteleve. Ky ligj parashikon që Autoriteti mund të vërë gjoba që shkojnë 2-10% të xhiros vjetore të vitit paraardhës për subjektet që organizojnë kartele horizontale, apo që prishin konkurrencën përmes integrimit vertikal.
Meqenëse kompanitë e karburanteve, duke përjashtuar ARMO-n, kanë importuar vjet 650 milionë dollarë karburante, atëherë i bie që po të gjenden fajtore për organizim karteli, të gjobiten me rreth 65 milionë dollarë, një shumë e përafërt me përfitimet abuzive të 4 muajve të fundit. Do të ketë vallë Autoriteti i Konkurrencës këllqe kaq të forta sa të bëjë diçka të tillë, t‘u kthejë shqiptarëve atë që u është marrë abuzivisht? Nuk është aspak e lehtë për t‘u besuar, meqenëse precedentë nuk ka. I vetmi precedent relevant janë gjobat qesharake që u viheshin kompanive të telefonisë celulare, aq qesharake sa që kompanitë i paguanin me qejf, sepse përfitonin 1000 herë më tepër, duke paguar dhe duke vazhduar abuzimet.