E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 sitet më të mira në internet

Bota e internetit ka ndryshuar dramatikisht që nga dhjetori i vitit 2006, çasti kur përpiluam për herë të parë listën me 100 sitet më të mira në internet. Është ky konkluzioni i së përditshmes britanike "The Guardian", e cila në këtë vëzhgim të dytë mbi sitet e internetit vëren se në këtë hapësirë kohore ka pasur një luftë të vërtetë mes kompanive që operojnë në rrjet: "Google", "Chrome" dhe "Safari" i "Apple" kanë hyrë me forcë në monopolin e "Windows", duke ofruar një vizion të ri për mënyrën se si mund të jetë kërkimi në internet.

"The Guardian" vëren gjithashtu se shumë prej siteve të kësaj liste nuk gjendeshin në atë të dy viteve më parë, megjithëse jetëgjatësia është në vetvete një faktor mjaft pozitiv, shihet se kompanitë që operojnë që prej viteve tetëdhjetë e kanë të vështirë të ruajnë hapin e të rinjve e të dinë të përfitojnë nga teknologjitë e reja.

Megjithëse ndryshimet e menjëhershme shkaktojnë edhe viktima: ka të ngjarë që disa prej siteve të kësaj liste, për shkak të vështirësive ekonomike të shkaktuara nga kriza financiare globale, nuk do të ekzistojnë më në rrjet pas një viti, apo që shërbimet të cilat aktualisht janë pa pagesë, të kthehen me pagesë. E, megjithatë, kjo nuk e ul aspak vlefshmërinë e tyre, vetëm nënvizon vendosmërinë e tyre për të mbijetuar.

Shanset më të mëdha që nga viti 2006 janë ofruar në fushën e shërbimeve të bashkërenduara online, të cilët u kanë dhënë mundësinë njerëzve me vendndodhje në pikë të ndryshme të globit të bashkëpunojnë njëkohësisht mbi projekte të caktuara. Bashkëpunimet në vitin 2006 përqendroheshin në masën dërrmuese te fjalët, por tani ekziston mundësia e prezantimeve, të cilat me t‘i parë të krijohet përshtypja se janë punuar me paketa shumë të shtrenjta. Pas kësaj, prezantimet mund të ndahen me të tjerë, ndërkohë që mund edhe të shihen prezantimet e të tjerëve - madje edhe të shkarkohen. Tani ekziston mundësia e konvertimit të faileve, pa pasur nevojë për zotërimin e sisteme të kushtueshme. Bashkëpunimi nuk ka qenë kurrë më i lehtë se sa sot, madje edhe kur bëhet fjalë për platforma të ndryshme. Interneti po kthehet në sistem operimi, teksa në skenë po dalin gjithnjë e më shumë në skenë "netbooks"-et.

Rritja e shërbimeve zonale - veçanërisht ato ku përdoruesve u jepet mundësia e hyrjes, apo daljes në këto site sipas dëshirës, duke pasur kështu mundësinë e garantimit të privatësisë - ka qenë shumë i shpejtë.

Një rritje paralele është vërejtur në rastin e pajisjeve të lëvizshme të internetit; nuk ka asnjë dyshim mbi faktin që "iPhone" i kompanisë "Apple" ka revolucionarizuar mënyrën se si përdoruesit e tij (me miliona) e konceptojnë internetin. Për ta interneti nuk është më diçka që mund të shfrytëzohet ashtu siç duhet në kompjuterin e zyrës, apo të shtëpisë dhe me shumë vështirësi në telefonin celular; versioni i lëvizshëm i "Safari"-t e ka kthyer navigimin në internet në një përvojë mjaft të kënaqshme, më shumë nga kurdoherë më parë.

Videoja tashmë gjendet kudo: "YouTube" ishte dominues që në vitin 2006, por tani skenën po e merr në dorë "iPlayer" i BBC-së.

Më poshtë po ju rendisim 100 sitet, që nga "The Guardian" konsiderohen si më të mirët për këto dy vite, të organizuar pak a shumë sipas natyrave të operacioneve që ofrojnë:

Blogët

Bloglines bloglines.com

Wordpress wordpress.com

Browsers

Chrome google.com

Firefox mozilla.com

Flock flock.com

Safari apple.com

Kartonët

Dilbert dilbert.com

Alex alexcartoon.com

Doonesbury doonesbury.com

The Joy of Tech geekculture.com

XKCD xkcd.com

Krijimtari/Bashkëpunim

Dipity dipity.com

Zoho zoho.com

Rememberthemilk rememberthemilk.com

Netvibes netvibes.com

280slides 280slides.com

Lojëra

Eurogamer eurogamer.net

The Independent GamingSource tigsource.com

Pocket Gamer pocketgamer.co.uk

Metacritic metacritic.com/games

Jay is Games jayisgames.com

Skuadra e humbamenove

Stack Overflow stackoverflow.com

The Daily WTF thedailywtf.com

Joel On Software joelonsoftware.com

Qeveri/shërbime publike/politikë

Streetwire streetwire.org

Recycle Now recyclenow.com

British and Irish Legal Information Institute bailii.org

What Do They Know? whatdotheyknow.com

Upmystreet upmystreet.com

Lokalitete

Dopplr dopplr.com

Qype qype.com

Loopt loopt.com

Brightkite brightkite.com

Harta

OpenStreetMap openstreetmap.org

Walkit walkit.com

Google Maps Street View maps.google.com

Noise pollution map noisemapping.defra.gov.uk

Where‘s The Path? wheresthepath.googlepages.com

Para/financë/mbrojtje e konsumatorit

Money Saving Expert moneysavingexpert.com

BView bview.co.uk

Say No to 0870 saynoto0870.com

Consumer Direct consumerdirect.gov.uk

Zopa zopa.com

Muzikë

Last.fm last.fm

Amazon amazon.co.uk

7Digital 7digital.com

Passionato passionato.com

Songkick songkick.com

Blip.fm blip.fm

Lajme, rekomandime

Digg digg.com

Reddit reddit.com

Techmeme techmeme.com

Popurls popurls.com

Slashdot slashdot.org

Jashtë skemave

The Onion theonion.com

B3TA b3ta.com

Lolcats icanhazcheezburger.com

PostSecret postsecret.blogspot.com

Passive-Aggressive Notes passiveaggressivenotes.com

Fotografi

Flickr flickr.com

Picnik picnik.com

Picasa picasa.com

Fizike nga Virtualja

Moo moo.com Moo

Blurb blurb.com

Lulu lulu.com

Cafepress cafepress.com

Spreadshirt spreadshirt.net

Referenca

CIA Factbook cia.gov

Wikipedia wikipedia.com

Rotten Tomatoes rottentomatoes.com

Internet Archive/Wayback Machine archive.org

Wikileaks wikileaks.org

Kërkim

Clusty clusty.com

CoolIris cooliris.com

Softuerë socialë

Facebook facebook.com

Myspace myspace.com

LinkedIn linkedin.com

Friends Reunited friendsreunited.co.uk

Komunikim në kohë reale

Twitter twitter.com

Monitter monitter.com

Matt themattinator.com

Twitterfeed twitterfeed.com

Twitter Grader twitter.grader.com

Video

BBC iPlayer bbc.co.uk

YouTube youtube.com

Vimeo vimeo.com

Worldtv.com worldtv.com

Qik qik.com

Joost joost.com

Videojug videojug.com

Seesmic seesmic.com

Botë virtuale

Runescape runescape.com

Entropia Universe entropiauniverse.com

Club Penguin clubpenguin.com

Moshi Monsters moshimonsters.com

Vizualizim

DabbleDB dabbledb.com

Google Visualisation tools code.google.com/apis/visualization/documentation/gallery.html

Many Eyes manyeyes.alphaworks.ibm.com


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›