Anxhelina Zholi: “Më pëlqen të punoj me Bred”
Stuhi thashethemesh e replikash në lidhje me çiftin e shumëpërfolur kinematografik Zholi-Pit. Ana e dukshme e kësaj historie misterioze është se të dy përpiqen të lavdërojnë njëri-tjetrin në publik. Deklarata e radhës vjen nga Anxhelina. Ajo shprehet se partneri i saj Bred Pit është aktori “i preferuar” me të cilin dëshiron të punojë. Zholi dhe Pit, të cilët kanë gjashtë fëmijë së bashku, u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Mr & Mrs Smith”, gjatë kohës kur zemërthyesi i Hollivudit ishte i martuar me Xhenifer Aniston dhe ata u bënë çift shumë shpejt më pas.
“Më pëlqen të punoj me të. Ai është aktori im i preferuar me të cilin dua të punoj... E vetmja gjë e komplikuar është të gjej projektin e duhur”, ka thënë aktorja për “Entertainment Weekly”.
Pink
Tallet me spekulimet për shtatzëni
Ylli i muzikës, Pink, ka bërë shaka me thashethemet se ajo është duke pritur fëmijën e parë me burrin Keri Hart, duke thënë se ka një foshnjë që peshon 270 kilogramë. Këngëtarja e hitit “So What”, emri i vërtetë i të cilës është Alesia Mor, nxiti spekulimet se ajo është shtatzënë pasi është parë me një fryrje të lehtë të barkut më herët gjatë kësaj jave. Ajo ka refuzuar të konfirmojë ose të mohojë thashethemet, por ka shfrytëzuar faqen e saj në Twitter për të bërë shaka. “Jam jashtë palestrës. Zoti e di se kur kjo foshnjë 270 kilogramë do të dalë, të cilën e kam rritur për tetë vite. Duhet të jem e fuqishme dhe fizikisht e përgatitur për të”, ka thënë Pink. Këngëtarja vitin e kaluar u ribashkua me ekspertin e motoçikletave, Hart, pas një viti ndarje. Ata ishin martuar në vitin 2006.
19 Prill 2010