Formularët për të regjistruar pronën për ndërtesat e ligjshme para 91-shit
Laureta Rryçi
Për kalimin në pronësi të truallit mbi të cilin janë ngritur ndërtime të kryera para datës 10 gusht të 1991-shit, pronarët duhet të plotësojnë dy formularë dhe të ndjekin një sërë procedurash. Fillimisht formularët do të plotësohen për Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe pas pranimit të kërkesës bëhet regjistrimi i plotë në Hipotekë. Po kështu, formularët janë të vlefshëm për të gjitha ato sipërfaqe, në dokumentin e pronësisë së të cilave është bërë shënimi “Oborr në përdorim”. Gazeta “Albania” po publikon të plotë dy formularët që duhet të plotësojnë personat që preken nga ky ligj i ri. Sipas këtij formulari, përcaktohet se kush ka ndërtuar në tokën e pronarit para vitit 1991 do t’i hipotekohet trualli kundrejt një shpërblimi që do të përcaktohet nga qeveria. Për rrjedhojë i bie që pronarët e vjetër të truallit shfuqizohen nga e drejta për ta rimarrë atë. Në bazë të këtyre procedurave, hapësira e zënë me ndërtim ose e marrë në përdorim si oborr do t’u kompensohet fizikisht ose materialisht pronarëve në tokat e përcaktuara si të lira.
Kush nuk përfiton
Kjo procedurë është vendosur pikërisht për të rregulluar çështjen e pronësisë për të gjitha ato sipërfaqe trojesh mbi të cilat janë ngritur ndërtesa të ligjshme para datës 10.08.1991 (sipas lejeve të dhëna në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi në kohën e ndërtimit të ndërtesës), por që për të cilat nuk është regjistruar ende pronësia e truallit. Sipërfaqet e mësipërme nuk duhet të kenë qenë më parë objekt trajtimi nga AKKP-ja apo ish–komisionet vendore të kthimit e kompensimit të pronave. Projektvendimi është hartuar në mbështetje dhe në zbatim të Nenit 8, pika 3 dhe 23, pika 1 e Ligjit Nr. 9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar, si dhe shkronjës “c” të nenit 24 dhe nenit 56 të Ligjit Nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar. Në nenin 8, pika 3 e Ligjit Nr. 9235, datë 29.7.2004, për të gjitha ato ndërtime të kryera para datës 10.08.1991 dhe për të cilat nuk është regjistruar pronësia e truallit, parashikohet detyrimi i pronarit të ndërtesës për të paguar vlerën fillestare të truallit sipas nenit 10 të Ligjit Nr. 7652, datë 23.12.1992, “Për privatizimin e banesave shtetërore” të shumëzuar me indeksin e rritjes së çmimeve.
Regjistrimi
Në zbatim të kësaj dispozite, në projektvendim është përcaktuar procedura e kalimit në pronësi të këtyre sipërfaqeve, institucioni i administratës që trajton kërkesat e mësipërme, si dhe është parashikuar indeksi i rritjes së çmimeve. Në përputhje me nenin 23, paragrafi 1, parashikohet kalimi i këtyre shumave në buxhetin e shtetit për llogari të Fondit të Kompensimit të Pronave, si një ndër të ardhurat e krijuara në zbatim të këtij ligji. Në shkronjën “c” të nenit 24 të Ligjit Nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, është parashikuar që për kalimin në pronësi të sipërfaqes, kur në dokumentin e pronësisë është bërë shënimi “oborr në përdorim”, kërkuesit duhet t’u drejtohen organeve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për rastet, të cilat nuk janë subjekt i ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave, kërkuesit i drejtohen institucionit të autorizuar nga Këshilli i Ministrave.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
ZYRA RAJONALE E QARKUT_______
Adresa: Tel.
Nr.________Prot. Datë, ____/_____/________
VENDIM
Nr.______, datë, __________
PËR KALIMIN NË PRONËSI TË _____________________
(përshkrim i truallit që kalon në pronësi si dhe gjeneralitetet e subjektit përfitues)
Sot më datë________, në mbështetje të nenit 8 pika 3 të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar dhe shkronjës “c” të nenit 24 të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, të vendimit nr....., datë ............ të Këshillit të Ministrave, në cilësinë e Drejtorit të Zyrës Rajonale të Qarkut_______, mora në shqyrtim kërkesën nr._____prot, datë________, që i përket subjektit
Kërkues: _____________________________________________________________
(Gjeneralitetet e subjektit kërkues, si dhe adresa e deklaruar. Në rastin e trashëgimtarëve përcaktoni numrin dhe datën e dëshmisë së trashëgimisë.)
Me objekt: ___________________________________________________________
(Objekti i kërkesës së subjektit, si dhe baza ligjore e saj.)
Pasi shqyrtova kërkesën e subjektit, dokumentacionin bashkëlidhur saj, materialet shkresore të ndodhura në dosjen nr......prot., datë ........., ato të krijuara nga korrespondenca me institucionet e tjera, dhe pasi kreva veprimet e nevojshme procedurale_________________________________________________________________
(si këqyrje, matje, konfirmime etj.)
në zbatim të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, dhe ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar,
VËREJ SE:
I. FAKTET MBI TË CILAT MBËSHTETET KËRKESA
(Pasqyroni në mënyrë të qartë të gjitha faktet që paraqiten në dosjen përkatëse, dokumentacionin që e shoqëron, lidhjen gjinore që ka me subjektin etj.)
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
II. LIGJI I ZBATUESHËM
(Citoni në mënyrë taksative dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore ku do të mbështeteni për të dhënë vendimin duke shkruar të gjitha pjesët e këtyre dispozitave.)

III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE
(Paraqisni të gjitha argumentet dhe arsyetimin tuaj në lidhje me mbështetjen ose jo në ligjin e zbatueshëm të fakteve të parashtruara në kërkesën e subjektit.)
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
IV. KONKLUZIONI
(Paraqisni një konkluzion të shkurtër nëse e pranoni ose jo kërkesën, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, pas analizës ligjore të fakteve që keni bërë.)
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
PËR KËTO ARSYE,
bazuar në sa më sipër, dhe në mbështetje të nenit 8 pika 3 të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar dhe shkronjës “c” të nenit 24 të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, në cilësinë e Drejtorit të Zyrës Rajonale të AKKP-së të Qarkut________,
VENDOSA:
a) Kalimin në pronësi të truallit
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
(përshkrim i plotë dhe i saktë i truallit me sipërfaqen e kufizimet përkatëse sipas dokumentacionit ligjor),
subjektit ___________________________________________________________________________
(Gjeneralitetet e subjektit. Në rastin e trashëgimtarit/ëve ligjor të tij të përmendet edhe numri e data e dëshmisë së trashëgimisë dhe pjesët takuese të gjithsecilit të renditura sipas dëshmisë së trashëgimisë),
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
b) Këtij vendimi i bashkëlidhet planvendosja sipas shenjave konvencionale përkatëse.
c) Vendimi hartohet në (6) kopje.
(2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje i jepet menjëherë kërkuesit nga zyra e protokollit, 1 kopje dërgohet ne Zyrën Qendrore të AKKP-së, 1 kopje dërgohet në ZRPP, si dhe 1 kopje pranë Avokaturës së Shtetit.)
ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Zyrës Qendrore të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë.
U shpall sot më datë ___/_____/______.
Drejtori i Zyrës Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Qarku _______________
_______________________
(Emër, mbiemër, firmë, vulë)
Shënim: Ky vendim përbën titull ekzekutiv nga data _____/_____/______
Drejtori i Zyrës Rajonale të AKKP-së, të Qarkut ______________________
(emër, mbiemër, firmë,vulë)
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
AGJENCIA E KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
Adresa: Tel.
Nr.________Prot. Datë, ____/_____/________
VENDIM
Nr.______, datë, __________
PËR KALIMIN NË PRONËSI TË _____________________
(përshkrim i truallit që kalon në pronësi si dhe gjeneralitetet e subjektit përfitues)
Sot më datë________, në mbështetje të nenit 8 pika 3 të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” i ndryshuar dhe shkronjës “c” të nenit 24 të ligjit nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, të vendimit nr....., datë ............ të Këshillit të Ministrave, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së, mora në shqyrtim ankesën nr._____prot, datë_____ që i përket subjektit
Ankues: _____________________________________________________________
(Gjeneralitetet e subjektit ankues, si dhe adresa e deklaruar. Në rastin e trashëgimtarëve përcaktoni numrin dhe datën e dëshmisë së trashëgimisë.)
Me objekt: ___________________________________________________________
(Objekti i ankimit të subjektit, si dhe baza ligjore e saj.)
Pasi shqyrtova ankesën e subjektit, dokumentacionin bashkëlidhur saj, materialet shkresore të ndodhura në dosjen nr......prot., datë ........., ato të krijuara nga korrespondenca me institucionet e tjera, dhe pasi kreva veprimet e nevojshme procedurale_________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
(si këqyrje, matje, konfirmime etj.)
në zbatim të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, dhe të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar,
VËREJ SE:
I. FAKTET MBI TË CILAT MBËSHTETET KËRKESA
(Pasqyroni në mënyrë të qartë të gjitha faktet që paraqiten në dosjen përkatëse, dokumentacionin që e shoqëron, lidhjen gjinore që ka me subjektin etj.)
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
II. LIGJI I ZBATUESHËM
(Citoni në mënyrë taksative dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore ku do të mbështeteni për të dhënë vendimin duke shkruar të gjitha pjesët e këtyre dispozitave.)
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE
(Paraqisni të gjitha argumentet dhe arsyetimin tuaj në lidhje me mbështetjen ose jo në ligjin e zbatueshëm të fakteve të parashtruara në ankesën e subjektit.)
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
IV. KONKLUZIONI
(Paraqisni një konkluzion të shkurtër nëse e pranoni ose jo ankesën, në mënyrë të plotë ose të pjesshme, pas analizës ligjore të fakteve që keni bërë.)
___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
PËR KËTO ARSYE,
bazuar në sa më sipër, dhe në mbështetje të nenit 8 pika 3 të ligjit nr. 9235 datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, i ndryshuar, dhe shkronjës “c” të nenit 24 të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të AKKP-së,
VENDOSA:
(një nga rastet e mëposhtme)
1. Lënien në fuqi të vendimit nr.______, datë ____/____/_____ të Zyrës Rajonale të Qarkut ______________.
2. Shfuqizimin e vendimit nr.______, datë ____/____/_____ të Zyrës Rajonale të Qarkut ______________dhe zgjidhjen në themel si më poshtë:
a) Kalimin në pronësi të truallit ___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
___________________________________________________________________________
(përshkrim i plotë dhe i saktë i truallit me sipërfaqen e kufizimet përkatëse sipas dokumentacionit ligjor),
subjektit ___________________________________________________________________________
(Gjeneralitetet e subjektit. Në rastin e trashëgimtarit/ëve ligjor të tij të përmendet edhe numri e data e dëshmisë së trashëgimisë dhe pjesët takuese të gjithsecilit të renditura sipas dëshmisë së trashëgimisë),
_____________________________________________________________________
_____________________________________________________________________
3. Këtij vendimi i bashkëlidhet planvendosja sipas shenjave konvencionale përkatëse.
4. Vendimi hartohet në 5 kopje.
(2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje i jepet menjëherë kërkuesit nga zyra e protokollit, 1 kopje dërgohet në ZRPP, si dhe 1 kopje në Avokaturën e Shtetit.)
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim pranë gjykatës së rrethit gjyqësor ________________, brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të njoftimit të këtij vendimi.
U shpall sot më datë __/____/________ dhe hyn në fuqi menjëherë.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
______________________
(Emër, mbiemër, firmë,vulë)
19 Prill 2010