E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anxhelina Zholi, ka bërë seks në moshën 16-vjeçe me të dashurin e së ëmës



Nënë perfekte, bujare, e impenjuar me çështjet humanitare, partnere e një prej meshkujve më seksi të planetit (Bred Pit), megjithatë hije të së shkuarës e torturojnë herë pas here aktoren Anxhelina Zholi. Sipas një biografie të shkruar nga Andreu Morton, aktorja në moshën 16-vjeçare ka shkuar në shtrat me partnerin e së ëmës. Mbase kjo ka qenë arsyeja e vërtetë e konfliktit mes dy femrave. Nga Zholi për momentin nuk ka asnjë përgënjeshtrim. Shkrimtari është i sigurt. Anxhelina duket se e ka kryer këtë veprim, pasi është kthyer nga shkolla dhe në shtëpi gjendej vetëm partneri i së ëmës, në shtëpinë ku jetonin të tre. Diçka mendohet se shkoi ters gjatë takimeve të “ndaluara” nëna e Zholisë mbërriti në shtëpi më herët dhe zbuloi gjithçka. Natyrisht marrëdhënia me të dashurin mori fund menjëherë, ndërsa me të bijën gjithçka u ndërlikua në mënyrë të pabesueshme. Anxhelina vuajti shumë për vdekjen e saj në vitin 2007 nga kanceri në moshën 56-vjeçare. Autobiografia pohon gjithashtu se Zholi ia ka rrëfyer të fshehtën e konfliktit më të ëmën vetëm vëllait të saj Xhejms, vetëm disa javë pas ngjarjes.

Rene Zelleger
Aktorja ndahet nga i dashuri

Bëhet e ditur se Renee Zelleger është ndarë nga Bredli Koper,
pasi aktori kishte dashur të ftohte marrëdhëniet mes tyre, duke qenë se nuk dëshiron të qëndrojë në një lidhje të gjatë. Thuhet se aktorja fituese e çmimit “Oscar”, e cila është lidhur me bukuroshin hollivudian këtë vit, është shqetësuar mjaft nga vendimi i të dashurit të saj për t’u tërhequr nga lidhja e tyre.
Burime të gazetës britanike “Mail on Sunday” pohojnë se Koper dëshiron ta mbajë statusin e mashkullit joshës hollivudian dhe nuk dëshiron të ketë lidhje serioze që tani. Nga ana e saj, 40-vjeçarja Zelleger ka vendosur të lërë anash një pjesë të punës për t’iu përkushtuar më shumë jetës personale, pasi është në një moshë kur duhet të sistemohet në një lidhje të qëndrueshme.

28 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›