Masakër në Gjermani, 17-vjeçari lë të vdekur 16 persona
Adoleshenti i masakrës në shkollën gjermane u ekzekutua nga policia. Merkel: “Masakra në Vinenden është një krim i tmerrshëm”
Blerina Olldashi
Gjermania është tronditur dje nga një ngjarje e ndodhur në një shkollë kur një 17-vjeçar ekzekutoi 16 persona. Policia dhe autoritetet thanë se personi i armatosur, i njohur si Tim Kretshmer, i veshur me veshje luftarake në ngjyrë të zezë, hapi zjarr pa dallim në shkollën e tij të vjetër, në jugperëndim të Uendlingen, në afërsi të Shtutgartit. Ai vrau tre mësues dhe dhjetë studentë para se të shkonte me makinë në qytetin Uendlingen, ku u ekzekutua nga policia në parkingun e një supermarketi. Autoritetet njoftuan se të paktën dy kalimtarë u vranë gjithashtu ndërsa ai qëlloi mbi policinë. Autoritetet lokale saktësuan se viktima e fundit e kësaj tragjedie ishte një student i plagosur, që ndërroi jetë për shkak të plagëve. Episodi shokoi qytetin e vogël Uendlingen, ku ndodhi ngjarja dhe pjesa më e madhe e viktimave ishin nxënës të moshave 13 - 17 vjeç. Shkolla dhe ndërtesat përreth u evakuuan të gjitha me shpejtësi. Media vendase njoftoi se policia kishte bastisur shtëpinë e të riut dhe kishte gjetur 16 armë. Babai i adoleshentit, që mendohet se është një biznesmen i njohur në zonë, thuhet se ishte anëtar i një klubi qitjeje. Ngjarja e rëndë tronditi autoritetet gjermane. Kancelarja gjermane Angela Merkel e cilësoi ngjarjen “një krim të tmerrshëm”. Në një fjalim të mbajtur posaçërisht për tragjedinë, Merkel u ka shprehur ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave. “Është e paimagjinueshme që brenda pak sekondave të jenë vrarë studentë e mësues. Kjo është një ditë zie për të gjithë Gjermaninë”, - ka deklaruar Merkel. Ngjarja ka shkaktuar tronditje edhe te presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i cili ka shprehur dhimbjen dhe trishtimin për tragjedinë që mori jetë të pafajshme njerëzish. “Jemi të tronditur dhe të trishtuar për dhunën e pakuptimtë që mori jetën e disa njerëzve dhe shkaktoi plagosjen e disa të tjerëve”, - tha Barroso. Ndërkaq, në juglindje të shtetit federal amerikan Alabama, një person vrau të paktën nëntë veta. Policia bëri të ditur se pas kryerjes së vrasjeve, ai vrau edhe veten. Motivi mbetet ende i paqartë. Siç duket bëhet fjalë për një dramë familjare. Në mesin e të vrarëve ishin katër të afërm të vrasësit dhe u hodhën dyshime për një viktimë të dhjetë që mendohet se ishte nëna e tij.
Këshilli i Europës: Beogradi të tregojë për rolin në luftërat ballkanike
Institucioni mbikëqyrës i Europës për të drejtat e njeriut, Këshilli i Europës, është shprehur se Serbia duhet të nisë të tregojë të vërtetën në lidhje me rolin e vet në luftërat ballkanike të viteve nëntëdhjetë. Kështu ka deklaruar Thomas Hamarberg, komisioneri i Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut. Në raportin e publikuar, ai shprehet gjithashtu se Beogradi duhet të kompensojë viktimat dhe të përjashtojë politikanë që kanë pasur lidhje me krimet e luftës. Raporti thotë gjithashtu se gazetarët serbë që raportojnë në mënyrë kritike mbi vitet nëntëdhjetë “damkosen shpesh si tradhtarë” nga qeveria e Beogradit.
Ban Ki Mun: “2009-a do të jetë vit vendimtar për OKB-në”
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara është shprehur se viti 2009 do të jetë vit vendimtar për OKB-në dhe vendet e saj anëtare. Sekretari i Përgjithshëm i bëri komentet në një takim me Presidentin Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë. Z. Ban tha se 2009-a është një vit me kriza në shumë fronte, duke përfshirë rënien ekonomike globale, ndryshimin e klimës dhe gjendjen humanitare në Darfur të Sudanit. Presidenti Obama tha nga ana e tij se një pjesë e mirë e bisedës me z. Ban iu kushtua Darfurit. Ai tha se ka rëndësi që komuniteti ndërkombëtar t’i dërgojë Sudanit një mesazh të fortë dhe të përbashkët se zgjerimi i krizës së atjeshme humanitare nuk është i pranueshëm. Z. Obama tha se gjendja në Darfur vetëm është keqësuar që nga java e kaluar kur Presidenti Omar al-Bashir dëboi 13 organizata të huaja ndihmash. Vendimi erdhi pasi Gjykata Penale Ndërkombëtare ngriti akuza për krime lufte ndaj Presidentit Bashir.
12 Mars 2009