E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama do të vizitojë Turqinë, shqetësohet Greqia



Pas lajmit se Presidenti i SHBA-ve Barak Obama do të viitojë Turqinë, mediat greke kanë reaguar të shqetësuara lidhur me këtë çështje. Në një artikull të grekes, “Ta nea”, vendimi i Presidentit amerikan, Barak Obama, për të vizituar Turqinë në fillim të muajit të ardhshëm dhe injorojë Greqinë është tregues i ndryshimit të balancës së marrëdhënieve të trekëndëshit Athinë-Ankara-Uashington. Gazeta greke “Ta nea” komenton se “shmangia” e Athinës i ka shqetësuar diplomatët. “Ky akt i liderit amerikan, për herë të parë një president amerikan do të vizitojë Turqinë pa kaluar më parë në Greqi, tregon qartë se Ankaraja është prioritet më i lartë sesa Athina për Uashingtonin, ndërkohë që krijon shqetësim për shkak të paralajmërimeve për ndryshimin eventual të pozicionit amerikan në kontekstet mes Greqisë dhe Turqisë në Detin Egje”, - vlerësojnë burimet diplomatike duke iu referuar gazetës. Një përfaqësues i Departamentit të Shtetit nuk mohon se Turqia do të marrë një rol ndërmjetësues në bisedimet mes SHBA-ve dhe Iranit.

12 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›