E Diel, 1 Nëntor 2026

Anxhelina Zholi, synimi i aktores, politika



Nuk është hera e parë që ankohet për një punë që sipas saj është pak e rëndësishme. Anxhelina Zholi dëshiron të jetë e dobishme. Këtë e tregojnë më së miri të gjitha veprat e bamirësisë dhe adoptimet e fëmijëve të cilët po i rrit me dashuri. Dhe për këtë arsye, sipas “Daily Express”, aktorja po mendon të merret me politikë. “Anxhelina e ka pranuar se po fillon ta lodhë Hollivudi. Ajo ka thënë se synimi i saj është Uashingtoni – shkruan e përditshmja angleze. Zholi është e apasionuar ndaj të drejtave njerëzore, paqes dhe drejtësisë dhe mendon se mund të bënte shumë për njerëzit nëse do të ishte pjesë e politikës. Aktorja e admirmon presidentin Barak Obama dhe beson se edhe ajo është e vlefshme. Megjithatë asnjë konfirmim nuk ka ardhur nga vetë aktorja. Sigurisht që është tepër e lodhshme të merresh me gjithçka në një familje të madhe. Por të duash dhe mbështesësh Anxhelinën është vërtet bukur.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›