E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robi Uilliams dyshohet për vjedhje me armë në Bahamas



Një histori jo e këndshme me protagonist këngëtarin Robi Uilliams në Bahamas me të atin dhe të fejuarën e tij, aktoren Aida Fild. Ai është marrë në pyetje nga policia për një grabitje me armë. Këngëtari ka patur një zënkë me dy paparacë që e kishin fotografuar teksa tymoste një cigare të “dyshuar”. Pas disa orësh fotografët u masakruan, iu vodhën aparatët fotografikë nga tre persona. Ka ndonjë lidhje mes dy historive? Sipas tabloidit “The Sun”, shefi i policisë të Bahamasit Elsuorth Mos ka deklaruar: “Kemi marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët, mes të cilëve edhe këngëtarin Robi Uilliams. I kemi bërë thirrje të mos largohet nga vendi ynë derisa të zgjidhet çështja”. Uilliams kishte marrë me qira një vilë luksoze për të kaluar disa ditë me familjarët e tij. Mesa duket gjatë një feste dy paparacë e kanë ngacmuar këngëtarin teksa pinte një cigare. Disa orë më pas, tre banditë hynë në shtëpinë e dy paparacëve dhe i kërcënuan me vdekje me një pistoletë. Ata u morën 15 mijë euro dhe aparatët fotografikë. Policia po përpiqet të zbulojë nëse ka lidhje mes dy historive.

26 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›