Podolski drejt Galatasarayt

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 15:48
Sulmuesi i Kolnit Lukas Podolski është në prag të transferimit në Galatasaray.
Sipas televizionit turk NTV, klubet janë marrë vesh për transferimin e reprezentuesit gjerman në Stamboll për 9 milionë euro ndërsa futbollisti në skuadrën e tij të re do të përfiton 3.4 milionë euro në sezon.
Podolski ka mosmarrëveshje me trajnerin e ri Stale Solbakken dhe mund ti bashkohet revolucionit të Galatasarayt që deri më tani gjatë kësaj vere ka bërë përforcime të mëdha përfshirë mesfushorin Felipe Melo dhe mbrojtësin Emmanuel Eboue.