Kontratë e re për Vermaelenin

Nga Express më 21 gusht 2011 në ora 16:35
Arsenali është i gatshëm ti ofron kontratë të re qendërmbrojtësit Thomas Vermaelen.
The Sunday Mirror ka njoftuar të dielën se klubi londinez synon të vazhdon qëndrimin e Vermaelenit në Emirates Stadium për katër vite tjera.
25 vjeçari belg ka impresionuar me paraqitjet e tij në sezonin e tij të parë në Arsenal pas transferimit nga Ajax Amsterdam për 10 milionë euro.
Një lëndim në thembër që pësoi gjatë detyrës ndërkombëtare në shtator të vitit të kaluar bënë që ai të paraqitet në vetëm pesë ndeshje sezonin e kaluar.