Anzhi kërkon Capellon e Hiddinkun

Nga Express më 30 shtator 2011 në ora 13:57
Trajneri i përkohshëm i Anzhi Makhachkala Roberto Carlos ka njoftuar se Fabio Capello dhe Guss Hiddink janë në listën e kandidatëve për të marr postin në skuadrën e pasur ruse.
Anzhi shkarkoi Gadzhi Gadzhievin pas rënies në pozitën e shtatë në Premierligën ruse, pesë ndeshje para fundit dhe Carlos së bashku me asistentin e Gadzhievit, Andrei Gordeev janë emëruar përkohësisht në detyrë.
Klubi nga Dagestani është pronë e miliarderit Sulieman Kerimov dhe Carlos beson se skuadra do të udhëhiqet nga një trajner i mirënjohur.
“Kam biseduar me presidentin rreth përforcimeve dhe trajnerit për sezonin e ri. Sa i përket trajnerit janë disa emra si Capello, Hiddink, (Wanderley) Luxemburgo dhe (Luis Felipe), Scolari” tha Carlos për Daily Mail.