Anzhi, ofertë Hiddinkut

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 17:31
Ish menaxheri i Chelseas Guus Hiddink ka ofertë prej 66 milionë funtesh për të marr drejtimin e skuadrës rusë Anzhi Makhachkala ka bërë të ditur e përditshmja angleze Mail on Sunday.
Pas dështimit në përpjekjet për angazhimin e Jose Mourinhos, Anzhi thuhet se ka kthyer vëmendjen te Hiddink, aktualisht selektor i Turqisë, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë trevjeçare me pagë prej 22 milionë funtesh në vit.
Mirëpo, për të biseduar me Hiddinkun, Anzhi duhet të pret përfundimin Euro 2012.