E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus përforcohet edhe në janar

Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 17:03

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se klubi është duke punuar rreth sjelljes së përforcimeve të reja gjatë afatit kalimtar të janarit.

Gjiganti torinez bëri ndryshime të mëdha gjatë verës ku përveç përforcimeve të shumta, ndërroi trajnerin dhe hapi stadiumin e ri. Por, Marotta ka paralajmëruar se renovimi ende nuk ka përfunduar.

“Nuk e mbyllim asnjë derë, jemi duke punuar për afatin kalimtar të janarit. Ekipin aktual si dhe përforcimet e ardhshme duhet t’i vlerësojmë së bashku me trajnerin”, tha Marotta për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›