E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi s’e lëshon Eto’on

Drejtori i përgjithshëm i Anzhi Makhachkala, German Christyakov ka mohuar spekulimet se sulmuesi Samuel Eto’o mund të kthehet te ish klubi i tij Inter në formë huazimi për dy muaj gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Gjatë dimrit, Eto’o do të jetë me bashkëlojtarët e tij në Turqi ose në Spanjë për tu përgatitur për fazën e dytë të sezonit. Nuk ka gjasa që Samuel të jetë në Itali në shkurt” tha Christyakov për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›