Beck vazhdon në Hoffenheim

Kapiteni Andreas Beck ka vazhduar kontratën e tij me Hoffenheimin për dy sezone tjera deri më 2012, ka njoftuar klubi nga Bundesliga të premten.
24 vjeçari i cili iu bashkua Hoffenheimit më 2008 dhe tani synon të rikthehet në Kombëtaren e Gjermanisë pas nëntë paraqitjeve, të fundit në nëntor të vitit të kaluar, tha se është i lumtur me marrëveshjen e re.
“Jam i lumtur që do të vazhdoj me Hoffenheimin. Është klub i rëndësishëm dhe trajneri ka një koncept tek i cili mund të mbështetem”, tha mbrojtësi.