Barcelona pas Hummelsit

Pas një serie të paraqitjeve mbresëlënëse për Borussia Dortmundin, Mats Hummels ka zgjuar interesim nga Barcelona.
Sipas të përditshmes sportive katalan Sport, drejtori sportiv i Barcelonës Andoni Zubizarreta është duke punuar për transferimin e mbrojtësit të Dortmundit në Spanjë ndërsa trajneri Pep Guardiola e ka vendosur atë në krye të prioriteteve për transferim te kampioni aktual i Spanjës dhe Evropës.
22 vjeçari Hummels i ndihmoi Dortmundit drejt triumfit në Bundesligë sezonin e kaluar dhe ishte element kyç i repartit defensiv që pranoi vetëm 22 gola.