Aparaturë për të ekzaminuar pastërtinë e gjakut
Për shkak të gjakut janë infektuar 26 fëmijë me hepatit C dhe HIV/AIDS. Të sëmurët me talasmi kërkojnë të sensibilizojnë popullatën për të dhuruar gjak dhe për t‘u ardhur në ndihmë jo vetëm këtyre pacientëve, por edhe vetes. Secili prej nesh mund të ketë nevojë për gjak në rast fatkeqësie, aksidentesh. Secili nga ne duhet të mendojë për të dhuruar gjak, sepse ndihmën e parë e kërkojnë në spital dhe në bankat shqiptare të gjakut. Shoqata e Talasemikëve kërkon sigurimin e fondeve për të blerë një aparaturë, e cila identifikon 100 për qind nëse gjaku është i pastër apo i papastër. Ndërsa deri tani pajisjet tona laboratorike mund të japin deri 90 për qind siguri për gjak të pastër, aparatura e kërkuar ka dhënë të gjitha provat për të zgjidhur problemin e sigurisë së gjakut. Për shkak të gjakut të infektuar, nga analizat e kryera janë identifikuar se 4 fëmijë talasemikë janë infektuar nga HIV/AIDS dhe 22 të tjerë me hepatit B dhe C. Në Shqipëri ka mesatarisht 20 lindje në vit të fëmijëve me talasemi dhe kostoja e trajtimit vjetor të tyre është 20 mijë dollarë.
Ndërkaq, ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka deklaruar dje se është vendosur që në Vlorë të krijohet një qendër për transfuzionin e gjakut. Kjo bankë e re gjaku do të presë pacientë nga qytetet me numrin më të madh të të sëmurëve me talasemi, si Lushnja, Vlora, Fieri, Saranda. Ndërkohë që është vendosur që anëtarët e më shumë se 500 familjeve të kryejnë analiza për të parandaluar lindjen e një fëmije të sëmurë me talasemi.
Nëpërmjet një projekti të ri që do të nisë brenda një kohe të shkurtër, prindërit mbartës së këtij gjeni të fshehtë, do t‘i kryejnë falas analizat në rast shtatzënie.