E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodafone Albania prezanton projektin në ndihmë të talasemikëve

8 Maji është dita ndërkombëtare e talasemisë. Bota e qytetëruar përkujton në këtë ditë ata qindra e mijëra fëmijë, adoleshentë e madhorë, të cilët për vite të tëra po përballen me këtë sëmundje në të katër anët e botës. Duke qenë më e përhapur në vendet e Mesdheut, prej nga e ka origjinën, si edhe vendet Arabe e në Amerikën e Veriut për shkak të emigracionit, kjo ditë ka një rëndësi edhe më të veçantë për Shqipërinë, duke numëruar rreth 500 persona talasemikë, të cilët vuajnë dhe kërkojnë vëmendje e mbështetje sistematike e periodike për të siguruar mbijetesën.

Por është më se e qartë se kjo organizatë vazhdon të ketë ende nevojë për ndihmë dhe angazhim nga faktorë të ndryshëm influencialë të shoqërisë. Thirrjeve të saj për mbështetje nga bizneset shqiptare i është përgjigjur Fondacioni "Vodafone Albania", i cili është edhe fondacioni i parë që u bashkohet përpjekjeve të kësaj shoqate në ndihmë të personave talasemikë.

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të talasemisë, përfaqësuesit e Fondacionit "Vodafone Albania" dhe Shoqatës Shqiptare të Talasemisë nënshkruan kontratën e bashkëpunimit për implementimin e këtij projekti të rëndësishëm. Ai do të ketë si përfitues një numër prej 100 familjesh shqiptare, me shtrirje gjeografike në Shqipërinë e Mesme, si Lushnjë, Kavajë, Tiranë e Fier, ku numri i personave talasemikë është më i lartë. Ndër të tjera, përmes këtij projekti do të mundësohen një sërë aktivitetesh nga një fushatë informimi e ndërgjegjësimi në publik, realizimi i 200 analizave ///////////// elektroferezës për identifikimin dhe parandalimin e rasteve të mundshme të lindjes së fëmijëve talasemikë, si edhe një program aktivitetesh edukative e integruese nëpërmjet të cilit tentohet që përfituesit të përfshihen në aktivitete të zhvilluara jashtë klinikave mjekësore ku ata kalojnë një pjesë të madhe të kohës gjatë trajnimit të tyre. Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit "Vodafone Albania", Albi Greva, fondet e akorduara nga ky fondacion sigurohen në sajë të financimit të "Vodafone Foundation" në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga Vodafone Albania Sh. A.

Tetë projektet e fundit që fondacioni ka njoftuar për 2009/‘10, do t‘i shtohen edhe projektet që priten të aprovohen së shpejti nga faza e sapoprezantuar. "Këto projekte u shtohen listës së 18 projekteve me impakte sociale të aprovuara e të zbatuara gjatë vitit 2008/‘09. Në vijim të politikës së investimit social, premtojmë të jemi afër komuniteteve më në nevojë, duke shfrytëzuar maksimalisht mundësitë dhe kapacitetet tona. Jemi të ndërgjegjshëm edhe për këtë komunitet, që gjithnjë ka nevojë për kujdes e mbështetje", sqaroi Greva.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›