Senati amerikan do votoj për fondin e paketës financiare
Uashington -Senati amerikan do të votojë sot për të bllokuar vënien në përdorim e fondit prej 350 miliardë dollarësh, të mbetur nga plani financiar i shpëtimit prej 700 miliardë dollarësh, deklaroi sot një zëdhënës i liderit të mazhorancës së Senatit, Harry Reid. Demokrati nga Nevada deklaroi pak ditë më parë se kishte besim se do të arrinte të merrte mbështetjen e duhur dhe votat e nevojshme për të kundërshtuar rezolutën.