Bashkëpunimi me EULEX, Thaçi takon Feith
Prishtinë -Thellimi i bashkëpunimit me Misionin Civil Ndërkombëtar dhe me EULEX-in, në shërbim të paqes dhe stabilitetit në Kosovë-ishte në thelb të takimit midis kryeministrit kosovar Hashim Thaçi me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Piter Feith. Gjatë takimit është diskutuar situata politike në vend. Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimet e saj në drejtim të implementimit të Pakos së presidentit Ahtisari.
Thaçi theksoi se është me interes të gjithanshëm implementimi i planit të reformimit të pushtetit lokal, integrimi dhe respektimi afirmativ i të drejtave të komuniteteve. “Këto janë ndër përkushtimet kryesore të qeverisë, që garantohen edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”-tha kryeministri Thaçi.