E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armëpushim në Gaza, Steinmeier në Izrael

Berlin -Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Franck-Walter Steinmeier mbërriti sot në Izrael, në etapën e parë të një turi në Lindjen e Mesme që ka të bëjë me përpjekjet për vendosjen e një armëpushimi humanitar në Gaza, bëri të ditur një gazetar. Steinmeier do të zhvillojë sot takime me zyrtarët kryesorë izraelitë para nisjes në Ramallah, në Cisjordani dhe Kajro.

"Steinmeier po bën përpjekje të stabilizojë situatën humanitare dhe të bashkojë kushtet e nevojshme politike për një armëpushim të përgjithshëm''-deklaroi një zëdhënës. Franca dhe Gjermania falënderuan dje Egjiptin për përpjekjet e vazhdueshme lidhur me përfundimin e luftimeve dhe pajtimin mes palestinezëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›