E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm ne Kabul piloti afgan vret 6 ushtare te ISAF

6 të vrarë e të plagosur kanë mbetur viktima të zemërimit të një piloti afgan në aeroportin e Kabulit. Afgani, punonjës i forcave ajrore ka hapur zjarr kundër trupave të huaja në aeroportin ndëerkombëtar pas një  zënke, bëri të ditur ministria e mbrojtjes.

Incidenti  ndodhi në një ambjent të veçantë të aeroportit rreth orës 11 sipas orës lokale bëjnë të ditur burime nga kjo ministri, ndërsa nuk janë bërë të ditura detaje të tjera. Një zëdhënës i NATO-s  konfirmoi  incidentin dhe se të gjitha viktimat ishin anëtarë të ISAF. Talebanët morrën përgjegjsinë për sulmin, bën të ditur Associated Press, por diçka e tillë nuk konfirmohet nga autoritetet aeroportuale.

Dëshmitarë në vendngjarje flasin për një kolonel në pension që hyri në ambientet e aeroportit, hapi zgjarr e u asgjësua menjëherë pas të shtënave nga forcat e ISAF në bazën e aviacionit. Kohët e fundit  janë shtuar sulmet e forcave të sigurisë afgane ndaj trupave të huaja. Sulmi më i rëndë ka ndodhur nëntorin e kaluar, kur një polic afgan vrau gjashtë  ushtarë amerikanë. Dy ushtarë të NATO-s u vranë nga një polic lokal në provincën Faryab më 4 prill.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›