E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB shqyrton mundesite per sanksione ndaj Sirise

Kombet e Bashkuara shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së sanksioneve kundër Damaskut. Kreu i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka shprehur "shqetësime të thella" lidhur me shtypjen e dhunshme të protestave nga autoritetet.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka dënuar ashpër përdorimin e tankeve dhe municioneve të rënda kundër demonstruesve paqësorë. “Autoritetet siriane janë të detyruara të mbrojnë civilët dhe të respektojnë të drejtat e njeriut”- tha Ban pas një takimi me Këshillin e Sigurimit. Vetëm më një dialog gjithëpërfshirës dhe reformat e vërteta mund të realizohen aspiratat legjitime të popullit dhe të rivendoset paqja dhe rendi shoqëror.

Këshili i Sigurimit e shtyu diskutimin për një deklaratë të propozuar nga katër shtete evropiane nën iniciativën e Parisit zyrtar, që në deklaratën e tij theksonte vullnetin e popullit arab për  reforma e demokraci. E ndërsa kancelaritë perëndimore u bëjnë thirrje shtetasve të tyre të largohen nga Siria, regjimi i Bashar al-Assad nuk ndal represionin.

Të martën sipas të dhënave të organizatës për të dejtat e njeriut, SOHR, në të gjithë vendin u arrestuan dhjetëra kritikë të qeverisë, pjesa më e madhe e tyre në rrethinat e kryeqytetit Damask dhe në qytetin bregdetar Xhableh. Në qytetin jugor Deraa, sipas dëshmitarëve u qëllua një person që tentonte të hiqte nga sheshi i qytetit viktimën e vëllait të tij. Në qytetin ku mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm viktimat e represionit ajnë të paktën 35.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›