Një titull për dikë që ndërton një baxho në fshat, apo një ujësjellës
Artikulli i z. Uk Lushi në “Shekulli”: “Atdhe dhe Diasporë”, po ta shtrydhësh, sidomos nga "mbëltimet" "afatizimet" e "etabolimet", etj., në thelb mbetet pasqyrimi i kërkesës së të gjithë shqiptarëve "për një interesim më të madh të shtetit ndaj shqiptarëve kudo ku ndodhen".
Si zakonisht, duke dashur të shquhemi për "leksione", ne paradjegim e anashkalojmë shumë etapa për të mbërritur tek fundi. Kështu, vit pas viti e kohë pas kohe, mbetemi duke bërë propozime, që them se do ishin katastrofë për Shqipërinë, siç është rasti i zgjedhjes së deputeteve nga diaspora, apo edhe formimi i grupimeve për parti e pjesëmarrja në votime.....
Ne po dështojmë AAAA-në, regjistrimin e shqiptarëve, s'po krijojmë kushte për një rithithje të trurit të kualifikuar nga "xhepi personal" i qytetarëve. Nuk kemi objektiva për rikthim me projekte e dhjetëra detaje të vogla, duke filluar që nga nxitja e dhënia e lehtësive MAKSIMALE për investime publike në qendrat e banimit, etj., etj.
Ne kemi titujnderi për lloj-lloj roskopesh si, "shqiponja" dhe s'kemi një "Gala" për atë që po vjen, ndërton një baxho në fshat apo një ujësjellës në lagje. Ne deri tani kemi propagandim diplomash e masterash dhe hapje vendesh pune si këshilltar ministrash apo në institute qendrore, rektorë e lloj-lloj skifterësh që vijnë e ikin të çoroditur. Po, me të vërtetë ka ardhur koha të NJIHET SHQIPTARI, se nuk është më pak se shokët a shoqet e vendeve të tjera...
Të regjistrohet shqiptari se është shpëradarë si zogjtë e qyqes, të propagandohet në mëmëdhembje shqiptari. T’i krijohen lehtësira, në radhë të parë për vendin ku i ka rënë koka, pastaj për mega-atdhe, të ndalohen titujt e nderit për çdo lloj arsyeje, përveç motivacionit "ndihmon për përparimin e zhvillimin në fushën e arsimit të fshatit të tij, etj., të kësaj natyre". Të ketë ligj të veçantë për të ndëshkuar ata personalitete që mashtrojnë si, Nano-Berisha, me parulla hipokrite; "Unë Berluskonin e kam mik" dhe do shohim se si do të krijohet një shtresëzim i gjerë e cilësor, që do të lindë vlera morale e psikologji të reja, jashtë thirrjeve patetike; "Ta duam mëmëdhembjen!!!! "