“Apel për të votuar të gjithë kundër Berishës”
Partia Socialiste e Vërtet ‘91, ka vijuar turin elektoral në Krujë. Në këtë takim kreu i PSV91 i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime, pasi vetëm kështu do të bëhet e mundur largimi i Berishës nga pushteti. Në qytetin e Krujës, kryetari i PSV91 prezantoi Hasan Stafën si kandidat të partisë së tij dhe u ka bërë thirrje për bashkim socialistëve në kutitë e votimit më 28 qershor. Kryetari i PSV91 ka kërkuar votën kundër kryeministrit dhe qeverisë aktuale në bllok nga e gjithë e majta. “Largimi i Berishës nga pushteti vjen vetëm me votim gjithëpërfshirës të socialistëve” tha Petro Koçi. “Vota për të fortët politik të lagjes është kthim pas, është një votë për të kaluarën. Ne duhet të votojmë për një politikë konstruktive dhe ndërtuese si ajo e PSV91”, tha Koçi. Kreu i PSV91 apeloi për pjesëmarrje masive në zgjedhje për të bërë ndryshimin e madh.