PS kundër VNV-së së Krujës
Partia Socialiste i ka depozituar një letër zyrtare KQZ-së, për të rishikuar vendimin për ngritjen e Grupeve të Numërimit të Votave në Krujë. Shkak është bërë VNV-ja, që është ngritur pranë Bashkisë së Krujës, çka bie në kundërshtim me ligjin zgjedhor. PS-ja u vu në lëvizje pasi dega e kësaj partie në Krujë kontestoi vendimin e dhënë nga ana e KQZ-së, pasi ambienti i dhënë është i bashkisë. Në bazë të nenit 93, pika 2 “Qendrat e votimit, selitë e KZAZ-ve dhe VNV nuk mund të krijohen: a) në ndërtesa private, pa autorizimin e veçantë të KQZ-së; b) në ndërtesa që përdoren nga administrata publike, me përjashtim të institucioneve arsimore, kulturore dhe shëndetësore”.