E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Legalizimet i mbyllim brenda javës”

 

Kandidatët për qarkun e Tiranës, Majlinda Bregu dhe Indrit Fortuzi premtuan dje mbylljen e procesit të legalizimeve brenda javës. Gjatë një takimi me banorët e Bregut të Lumit, Bregu tha se “lajmi i mirë që mund t’ju them është se brenda një jave legalizimet përfundojnë dhe ju do të keni shtëpitë tuaja me dokumente ligjore. Ju do të jeni pronarët e shtëpive tuaja”. Një tjetër shqetësim i ngritur nga banorët ishte rruga kryesore që përshkon gjithë zonën, e cila sipas tyre është lënë në gjendje të mjerueshme nga Bashkia e Tiranës. Kandidatët e PD-së, Bregu dhe Fortuzi, theksuan faktin se në katër vite qeveria demokratike ndërtoi mbi 6000 km rrugë dhe prioriteti i mandatit të ardhshëm është asfaltimi i rrugëve të zonave rurale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›